домаКултурни дописиНатрикс: Филмот и класната свест / Natriks: Filmi dhe vetëdija klasore

Натрикс: Филмот и класната свест / Natriks: Filmi dhe vetëdija klasore

Поголемиот дел од медиумските содржини кои ги конзумираме имаат цел да не забавуваат. Иако постојат исклучоци, сепак уметноста, ТВ сериите, книгите, стриповите, во денешниот свет се еден нов презирачки вид, кој го користат  корпорациите за социјални мрежи за да ни го црпат времето и вниманието – 15 секундни видеа (на пр. Тикток, рилс, итн). Секако, човештвото од секогаш наоѓало начини да се забавува, да фантазира, да креира нови светови. Но, во денешен контекст, се води информациска војна против нашата свест од страна на капиталистичката класа. Работничката класа, пролетеријатот, на другата страна е во длабока заблуда за класните динамики.

„Медиумските содржини функционираат како пропаганда“

Што ако политичките активисти и револуционерите го користеа овој медиум во нивна полза? Филмот е уметност,  и како таков има капацитет да ги покаже и предочи на публиката нештата кои можеби не ги знаат за светот. Во овој контекст, да научат за неправдите нанесени кон нив од страна на капитализмот, или пак од другите системи на контрола вметнатни во општеството, како што е на пример системската расна дискриминација.

Кинамтографите ги истражуваат овие прашања уште од почетокот на кинематографијата. Овие филмови се вкоренети во реализмот за да се прикаже светот таков каков што е, а други пак, поапстрактни филмови симболично го претставуваат светот за да ја вградат нивната порака на различни начини. Овие филмови можеби нема да доведат до револуција, но класната уметност може да ја инспирира публиката да направи промени внатрешно во нивните постапки, и надворешно во општеството.

„Филмот е силна алатка за класна свест“

Секако, секоја форма на уметност може да стигне до луѓето на неочекувани начини и да пробуди желба за промена. Но филмот ја има специјалната способност на комбинација од повеќе уметности, како визуелна, музичка, преку својата приказна, преку актерите, сите овие елементи креираат дело кое е интересно за гледање, информативно, и буди класна свест, преку поставената философија.

Ќе наведам неколку филмски примери:

  1. „Метрополис“ (1927) Германски експресионистички научно-фантастичен нем филм од 1927 година, во режија на Фриц Ланг и напишан од Теа фон Харбу, снимен во Германија за време на Вајмарскиот период. Метрополис е сместен во футуристичка урбана дистопија, а ги следи обидите на Фредер, богатиот син на градскиот господар и Марија – светица фигура на работниците, да го надминат огромниот јаз што ги раздвојува класите во нивниот град и ги спојуваат работниците со Џо Фредерсен, градскиот господар. Класната динамика во овој филм е очигледна и вреди да се погледне.

  2. „Организаторот“ (1963) Италијански филм од раните 60-ти. Организаторот често е занемарен кога станува збор за златната ера на италијанската кинематографија. Дејството се случува во Северна Италија во текот на 1800-тите години, фокусот на овој филм е текстилна фабрика. Тој е полн со мажи кои напорно работат за да ги добијат своите плати и да се прехранат себеси и своите семејства. Откако работник активист дознава за состојбата во фабриката, работниците се подготвуваат за штрајк. Содржината на „Организаторот“ се состои во синдикалното организирање и борбата на секој работник за она што  смета дека го заслужува на работното место – порака што одекнува и денес. Полн со хумор и хуманост, реално покажува што ги тера луѓето да се борат против своите работодавци-капиталисти.

  3. „Тие живеат“ (1988) научно-фантастичен филм за неименуван двигател кој гледа скриени пораки во медиумите кога гледа низ специјален пар наочари. Билбордите околу него наведуваат на работи како ПОЧИТУВАЈ, КОНФОРМИРАЈ и КОНЗУМИРАЈ, а тој набрзо почнува да учи за глобалниот заговор на вонземјанската владејачка класа да ги манипулира луѓето да консумираат и да се задоволат со капитализмот. Секако, овој филм се наклонува повеќе на комедијата, но има очигледна порака.

  4. „Фала ти што пушиш“ (2005) фантастичен филм кој кажува сè што треба да знаете за тобако индустријата, нејзината моќ и досег на политичко поле, без да прикаже ниту една личност која пуши цигара низ целиот филм. Во главната улога на Арон Екхарт во улогата на Ник Тејлор – вешт лобист за тутунската индустрија, тој постојано го крши четвртиот ѕид за да зборува со публиката и да ги извести за маките на неговата работа.

  5. „Паразит“ (2019) од Бонг Јун Ху – Добитникот на Оскар за најдобар филм за 2019 година (Многу иронично!). „Паразит“ ја раскажува приказната за едно семејство погодено од сиромаштија и нивниот однос со одвратно богатото семејство кое ги вработува. Овој филм продре низ многу луѓе кои ги знам, преку експертна кинематографија, добро напишано сценарио со приказна која следи добар наратив, лесно дигестивен, перфектен за да покаже некаква порака. Вреди да се спомне дека класната и социјалната свест како теми ги тераат богатите да се чувствуваат „виновни“, па тие теми најчесто не се допираат. Бонг Џун-Хо е исклучок.

Натрикс

Натрикс е роден во 2004 година во Скопје. Има завршено нижо музичко образование во „Илија Николовски – Луј“, а моментално е студент на Филолошкиот факултет  во Скопје. Бил асистент на продукција во филмот „Домаќинство за почетници“. Основач е на Анархо-комунистичката организација на Македонија, во исто време е член на Колективот на Социјалниот центар „Дуња“. За себе вика дека е писател аматер, музичар и фотограф.

Shumica e përmbajtjeve meditative që i konsumojmë kanë për qëllim të na argëtojnë. Edhe pse ka përjashtime, megjithatë arti, serialet televizive, librat, stripet, në botën e sotme janë një lloj i ri përbuzjeje, i përdorur nga korporatat e mediave sociale për të tërhequr kohën dhe vëmendjen tonë – si video 15 sekondash (p.sh. Tiktoks, Reels, etj.). Sigurisht që, njerëzimi gjithmonë  ka gjetur  mënyra për t’u argëtuar, për të fantazuar, për të krijuar botë të reja. Por në kontekstin e sotëm, një luftë informacioni po zhvillohet kundër vetëdijes tonë nga klasa kapitaliste. Klasa punëtore, proletariati, nga ana tjetër, është në lajthitje e thellë  për dinamikat klasore.

“Përmbajtjet mediative funksionojnë si propagandë”

Po sikur aktivistët politikë dhe revolucionarët ta përdornin këtë medium në avantazhin e tyre? Filmi është art, dhe si i tillë ka kapacitetin për të treguar dhe sjellë para publikut gjëra që ata mund të mos i dinë për botën. Në këtë kontekst, të mësojnë për padrejtësitë që u janë shkaktuar atyre nga kapitalizmi, apo nga sistemet e tjera të kontrollit të ngulitura në shoqëri, si për shembull diskriminimi racor sistematik.

Kinematografët i kanë hulumtuar këto çështje që në fillimet e kinematografisë. Këto filma i kanë rrënjët në realizëm për të treguar botën ashtu siç është, ndërsa filmat të tjerë, ato më abstraktë përfaqësojnë botën në mënyrë simbolike për të ngulitur mesazhin e tyre në mënyra të ndryshme. Këto filma mund të mos çojnë në një revolucion, por arti klasor mund të frymëzojë audiencën për të bërë ndryshime brenda në veprimet e tyre, dhe jashtë shoqërisë.

“Filmi është një mjet i fuqishëm për vetëdijen e klasës”

Sigurisht, çdo formë arti mund të arrijë te njerëzit në mënyra të papritura, dhe të zgjojë dëshirë për ndryshim. Por filmi ka aftësinë e veçantë të një ndërthurjeje të disa arteve, si ai vizual, muzikor, përmes historisë së tij, përmes aktorëve, të gjithë këto elementë krijojnë një vepër interesante për tu parë, informuese dhe zgjon vetëdijen klasore, përmes filozofisë të vendosur.

Do të jap disa shembuj filmash:

  1. „Metropolis“ (1927) Filmi pa zë prej 1927, fantastiko-shkencor ekspresionist gjerman me regji të Fritz Lang dhe shkruar nga Thea von Harbu, i incizuar në Gjermani gjatë periudhës së Weimarit. Metropolis është vendosur në një distopi urbane futuriste dhe ndjek përpjekjet e Frederit, djalit të pasur të zotit të qytetit dhe Maria, një figurë shenjtore e klasës punëtore, për të kapërcyer hendekun e madh që ndan klasat në qytetin e tyre dhe për të bashkuar punëtorët me Joe Fredersen, zotin e qytetit. Dinamika klasore në këtë film është e dukshme dhe ia vlen të shikohet.

  2. „Organizatori“ (1963) Film italian i fillimit të viteve të 60-ta. Organizatori shpesh anashkalohet kur bëhet fjalë për epokën e artë të kinematografisë italiane. Çështja zhvillohet në Italinë Veriore gjatë viteve 1800, fokusi i këtij filmi është një fabrikë tekstili. Është plot me burra që punojnë shumë për të fituar rrogën e tyre dhe për të ushqyer veten dhe familjet e tyre. Pasi që një aktivist punëtor, mëson për situatën në fabrikë, punëtorët përgatiten për një grevë. Përmbajtja e “Organizatorit” konsiston në organizimin sindikal dhe luftën e secilit punëtor për atë që mendon se meriton në vendin e punës – mesazh që jehon edhe sot. Plot humor dhe humanizëm, tregon realisht se çfarë i shtyn njerëzit të luftojnë kundër punëdhënësve të tyre kapitalistë.

  3. „Ata jetojnë“ (1988) Film fantastiko-shkencor, film për një lëvizës-drifter pa emër, i cili sheh mesazhe të fshehura në media kur shikon me një palë syze të veçanta. Billbordet rreth tij thonë gjëra si RESPEKTO, KONFORMO dhe KONSUMO, dhe së shpejti ai fillon të mësojë për komplotin global të klasës alieno-sunduese, për të manipuluar njerëzit që të konsumojnë dhe të kënaqen me kapitalizmin. Sigurisht, ky film anon më shumë drejt komedisë, por ka një mesazh të qartë.

  4. “Thank You for Smoking” (2005) Një film fantastik që tregon gjithçka që duhet të dini për industrinë e duhanit, fuqinë e saj dhe shtrirjen politike, pa treguar asnjë person të vetëm duke pirë një cigare në të gjithë filmin. Aron Eckhart luan si Nick Taylor – një lobist i aftë për industrinë e duhanit, i cili vazhdimisht thyen murin e katërt për të folur me audiencën, dhe për t’i informuar ata, për vështirësitë e punës së tij.

  5. „Parazit“ (2019) nga Bong Joon-Hoo – Fituesi i Oskarit për filmin më të mirë 2019 (shumë ironike!). „Paraziti“ tregon historinë e një familjeje të goditur nga varfëria dhe marrëdhënien e tyre me familjen jashtëzakonisht të pasur që i punëson. Ky film ka depërtuar në shumë njerëz që njoh, përmes kinematografisë eksperte, një skenari të shkruar shumë mirë, me një histori që ndjek një rrëfim të mirë, lehtësisht të tretshëm, të përsosur për të treguar një mesazh. Vlen të theksohet se vetëdija klasore dhe shoqërore si temë, të pasurit i bëjnë të ndihen “fajtor”, kështu që ato tema, kryesisht nuk preken. Bong Joon-Ho është një përjashtim.

Natriks

Natriks ka lindur në vitin 2004 në Shkup. Shkollën e ulët muzikore e kreu në “Ilija  Nikollovski – Luj”, ndërsa aktualisht është student në Fakultetin e Filologjisë në Shkup. Ai ishte asistent produksioni në filmin “Housekeeping for Beginners”. Është themelues i Organizatën Anarko-komuniste të Maqedonisë, në të njëjtën kohë është anëtar i Kolektivit të Qendrës Sociale “Dunja”.  Ai e quan veten një shkrimtar, muzikant dhe fotograf amator. 

Натрикс
RELATED ARTICLES