домаСтавДаниел Ѓорѓевски: Нацинализмот - неизлечива болест на современието / Daniell Gjorgjevski: Nacionalizmi...

Даниел Ѓорѓевски: Нацинализмот – неизлечива болест на современието / Daniell Gjorgjevski: Nacionalizmi një sëmundje e pashërueshme bashkëkohore

Дихoтомијата на партикуларизмот, кој се следи со дуалистичка стигма која создава контузија на општеството, е основен проблем со кој се соочуваат земјите во развој. Идејата да се наметне национализмот како универзална идеологија навидум делува како застарен модел карактеристичен за двете светски војни, но ако ја следиме надворешната политика на богатите земји кон земјите во развој, секогаш мора да имаме на ум дека владее правилото: таму каде што има сиромаштија секогаш има национализам, веднаш мораме да констатираме дека т.н. развиени земји, националистичката идеологија ја сметаат за доминација.

Ваквиот момент не води кон еден клучен проблем, во најмала рака субјективно размислување, дали воопшто супериорноста на условно кажано поголемите нации кон помалите нации замре заедно со националистичките процеси, кои повторно не водат кон не така далечното минато?

„Идеологијата на национализмот е сеприсутна не само во земјите во развој, туку и низ целиот свет“

Ако следиме емпириски, притоа имаме предвид дека национализмот  е идеологијата што ги легитимира нациите и се гледа како модерното општество е територијално организирано во национални држави, идеологијата на национализмот е силна и сеприсутна не само во земјите во развој, туку и низ целиот свет. Конкуренцијата меѓу националните држави е најширокиот економски и политички фактор во глобалниот капитализам и национализмот, иако често маскиран и негиран, отсекогаш играл централна улога.

Ваквата констатација нè води кон клучен момент кој ги раздвојува супериорните владетели и поробените.

Ако развиените земји национализмот го конвентираат во демократија која е стимулирана од капитализмот, односно капиталната добивка, земјите во развој национализмот го користат за популизам, бирократија, клиентелизам и пренагласен шовинизам.

Вака организираниот апарат со сите механизми кои ги нуди современиот живот, се совршена утопија за создавање на систем во кој друштвото е само нем статист и верно следи идеали кои имаат директен контекст со историски процеси, во кои секогаш имаме супериорна нација, која во минатото владеела со голема територија, го освојувала светот, на пиедесталот се издигаат личности од подалечното и поблиско минато и им се дава херојска вредност и бесмртност.

Во социолошката литература често може да се наиде на една цела гранка која влегува во склоп на науката и се именува со СОЦИЈАЛЕН МОНИТОРИНГ.

Погоре поставениот концепт би делувал совршено доколку во него имаме рамноправни чинители на друштвото, на сметка на елити кои го организираат социјалниот мониторинг.

„Медиумските содржини овозможуваат пристап до информации кои се во состав на социјалниот мониторинг“

Интересно е што идејата за супериорното минато е основен механизам на социјалниот мониторинг кој има големо влијание врз поголемото население. Ако се направи социјална стратификација и се раслои населението, доминира работничката класа која има лесен пристап до медиумски содржини (ТВ, радио, интернет, мас медиуми и сл.), кои се организирани медиократски, за да овозможат пристап до информации кои се во состав на социјалниот мониторинг.

Социјалниот мониторинг така совршено развиен и добро спакуван во национал-шовинизам од друштвото, создава карактеристичен и маркантен пример на полтронизам, во кој полтронот е секогаш верен роб на елитата.

„Гласајте за нас, државна работа за вас“

Лошата економска кондиција на земјите во развој го дозволува ваквиот преседан, наметнувајќи робовладетелски механизми во служба на елитите. Ниските стандарди, минималните примања и високите давачки им дава апсолутна моќ на политичките елити да го развиваат национализмот како главна идеологија со една цел, економски бенефит на потчинетиот, саркастична но вистинита мисла: Гласајте за нас, државна работа за вас.

Тука до израз доаѓа една генијална мисла на музичарот Антоније Пушич (Рамбо Амадеус), дека национализмот е тема за 300 евра месечни приходи, што не води кон клучната поента на целата анализа која ја имаме на целиот Балкански полуостров, вклучително и југоисточна Европа, владеењето на десничарките партии.

„Десницата својата идеологија ја базира на супериорноста на нацијата во минатото“

Десничарскиот блок, својата идеологија ја базира на веќе споменатата супериорност на нацијата во нашиот балкански случај во минатото, бидејќи следиме реторика која е базирана на моќта на нацијата, која владеела со сите други на Балканот во одреден дел од минатото, дури се соочуваме и со негирање на нација и самоопределување што е уште еден апсурд во низата на преседани.

Уште поголем преседан е што сиромашното население се чувствува гордо на неговото славно минатото, додека елитите и верните полтрони околу нив ги дозираат бенефитите на социјалниот мониторинг, или подобро кажано, обичното население секогаш е со с’мкнати гаќи и опинок во глава.

Глобалниот поредок на земјите во развој и не е толку загрижувачки, ако се знае дека главните чинители на општествениот живот-граѓаните, се главните виновници за ваквата контузија на друштвото.

Политичките елити нудат супериорна нација во која едните живеат со илјадници евра месечни приходи, другите со десетици илјади, во вредност на националната валута. Политичката елита ги ужива сите права, додека доминантното население умешно се заробува во пропагандната машинерија и се гордее на своето славно минато.

Даниел Ѓорѓевски

Даниел Ѓорѓевски е роден во 1992 година во Гостивар каде завршува основно и средно образование. Академски студии завршува на филозофскиот факултет во Скопје на катедрата за историја на уметноста и археологија каде се стекнува со звање археолог. Автор е на три монографии, 8 научни трудови и повеќе од 30 колумни и анализи. Активно работи на проблеми поврзани со културата и заштитата на културното наследство.

Dikotomia e partikularizmit, e ndjekur nga një stigmë dualiste që krijon një kontuzion të shoqërisë, është një problem themelor me të cilin përballen vendet në zhvillim. Ideja e imponimit të nacionalizmit si një ideologji universale duket si një model i vjetërsuar, karakteristik e dy luftërave botërore, por nëse ndjekim politikën e jashtme të vendeve të pasura ndaj vendeve në zhvillim, duhet të kemi gjithmonë parasysh rregullin: ku ka varfëri, gjithmonë ka nacionalizëm, duhet menjëherë të konstatojmë se të ashtuquajturat vende të zhvilluara, ideologjinë nacionaliste e konsiderojnë si dominim.

Momenti i tillë na çon drejt një problemi kyç, të paktën një mendim subjektiv, a vallë vdiq epërsia e kombeve më të mëdha ndaj kombeve më të vogla, së bashku me proceset nacionaliste, të cilat përsëri na çojnë në të kaluarën, jo shumë të largët?

“Ideologjia e
nacionalizmit është e kudondodhur jo vetëm në vendet në zhvillim, por në mbarë botën”

Nëse e ndjekim në mënyrë empirike, duke pasur parasysh se nacionalizmi është ideologjia që legjitimon kombet, dhe duke parë sesi shoqëria moderne është organizuar territorialisht në shtete-kombe, ideologjia e nacionalizmit është e fortë dhe e kudondodhur jo vetëm në vendet në zhvillim, por në mbarë botën, sepse konkurrenca ndërmjet shteteve-kombe është faktori më i gjerë ekonomik dhe politik në kapitalizmin global dhe nacionalizmi, megjithëse shpesh i maskuar dhe i mohuar, ka luajtur gjithmonë një rol qendror.

Një gjetje e tillë na çon në një moment kyç që ndan pushtetarët superiorë dhe të skllavëruarit.

Nëse vendet e zhvilluara, nacionalizmin e shndërrojnë në një demokraci që stimulohet nga kapitalizmi, gjegjësisht fitimi kapital, vendet në zhvillim nacionalizmin e përdorin për populizëm, burokraci, klientelizëm dhe shovinizëm të ekzagjeruar.

Aparati i organizuar në këtë mënyrë, me të gjithë mekanizmat që ofron jeta moderne, janë një utopi perfektë, për krijimin e një sistemi, në të cilin shoqëria është vetëm një statist memec, dhe  me besnikëri ndjek idealet, që kanë një kontekst të drejtpërdrejtë me proceset historike, në të cilat kemi gjithmonë një komb superior, i cili në të kaluarën sundoi territore të mëdha, pushtoi botën, në piedestal ngrihen personalitete nga e kaluara e largët dhe e afërt, dhe u jepet vlerë heroike dhe pavdekësi.

Në literaturën sociologjike, shpesh mund të haset një degë e tërë që është pjesë e shkencës, dhe quhet, MONITORIMI SHOQËROR.

Koncepti i mësipërm do të funksiononte në mënyrë perfekte, nëse në të kemi aktorë të barabartë të shoqërisë, në vend të elitave që organizojnë monitorimin social.

“Përmbajtjet
mediatike lejojnë aksesin në informacione që është pjesë e monitorimit social”

Është interesante se ideja e një të kaluare superiore, është një mekanizëm bazë i monitorimit social, që ka një ndikim të madh, në popullsinë më të madhe. Nëse bëhet shtresimi social dhe shtresohet popullsia, dominon klasa punëtore, e cila ka akses të lehtë në përmbajtjet mediatike (TV, radio, internet, masmedia, etj.), të cilat organizohen në mënyrë mediokratike, për të siguruar akses në informacionin që është pjesë të monitorimit social.

Monitorimi social, i zhvilluar kështu në mënyrë perfekte, dhe i paketuar mirë në nacional-shovinizëm, nga shoqëria krijon një shembull karakteristik, dhe të spikatur të poltronizmit, në të cilin poltroni, gjithmonë është një skllav besnik i elitës.

“Votoni për ne,
punë shteti për ju”

Gjendja e keqe ekonomike e vendeve në zhvillim lejon një precedent të tillë, duke imponuar mekanizma skllevër-sundues në shërbim të elitave. Standardet e ulëta, të ardhurat minimale dhe taksat e larta, elitave politike u japin fuqi absolute për të zhvilluar nacionalizmin, si ideologji kryesore me një qëllim, përfitimin ekonomik të vartësve, një mendim sarkastik por i vërtetë: Votoni për ne, punë shteti për ju.

Këtu në pah del një mendim gjenial i muzikantit Antonij Pusiç (Rambo Amadeus), se nacionalizmi është një temë për 300 euro të ardhura mujore, që na çon në pikën kyçe, e të gjithë analizës që kemi në të gjithë gadishullin ballkanik, përfshirë këtu edhe Evropa Juglindore, sundimi i partive të djathta.

“E djathta e mbështet ideologjinë e saj në epërsinë e kombit në të kaluarën”

Blloku i djathtë, ideologjinë e tij, e mbështet në epërsinë tashmë të përmendur të kombit, në të kaluarën e rastin tonë ballkanik, sepse ne ndjekim një retorikë që bazohet në fuqinë e kombit, i cili sundoi mbi të gjithë të tjerët në Ballkan, në një pjesë të caktuar e së shkuarës, bile përballemi edhe me mohimin e kombit dhe vetëvendosjen, që është një tjetër absurditet në serinë e precedentëve.

Një precedent edhe më i madh është se popullsia e varfër, ndihet krenare për të kaluarën e saj të lavdishme, ndërsa elitat dhe poltronët besnikë rreth tyre, marrin përfitimet e monitorimit social, ose më mirë thënë, popullata e zakonshme është gjithmonë me brekët e ulura dhe me opingë në kokë.

Rendi global i vendeve në zhvillim nuk është edhe aq shqetësues, nëse dihet se fajtorët kryesorë për një kontuzion të tillë të shoqërisë, janë aktorët kryesorë të jetës shoqërore – qytetarët.

Elitat politike ofrojnë një komb superior në të cilin disa jetojnë me mijëra euro të ardhura mujore, të tjerët me dhjetëra mijëra, por në vlerën e monedhës kombëtare. Elita politike i gëzon të gjitha të drejtat, ndërsa popullata dominuese me mjeshtëri ngec në makinerinë e propagandës dhe krenohet me të kaluarën e saj të lavdishme.

Daniell Gjorgjevski

Daniell Gjorgjevski ka lindur në vitin 1992 në Gostivar, ku ka kryer arsimin fillor dhe të mesëm. Studimet akademike i kreu në Fakultetin Filozofik në Shkup në Departamentin e Historisë së Artit dhe Arkeologjisë ku fitoi titullin arkeolog. Ai është autor i tre monografive, 8 punimeve shkencore dhe më shumë se 30 kolonave dhe analizave. Punon në mënyrë aktive për problemet që lidhen me kulturën dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Даниел Ѓорѓевски
RELATED ARTICLES