домаКолумниRufat Jashari: “Për radikalizmin avangard”

Rufat Jashari: “Për radikalizmin avangard”

„Болшевик“, 1920, масло на платно, Борис Михајлович Кустодиев
„Болшевик“, 1920, масло на платно, Борис Михајлович Кустодиев

“Tallje” mund të mos jetë përshkrimi më i përshtatshëm i qasjes ndaj individëve që përkrahin idetë avangarde në qarqet e krahut  majtistë, por me kalimin e kohës, edhe si, më ka irrituar mua që edhe  majtistët “me manire miqësorë” përcjellin komentet e tyre nënçmuese me të qeshura të zhurmshme, ose pyetje të dukshme dhe mosbesim, në radhë të parë në lidhje me paraqitjen e strategjive fokaliste, historisë, sukseseve apo dështimeve të zbatimit të tyre.

Mendimtarët dhe analistët ideologjikë sot pohojnë se epoka e avangardës ka përfunduar që njëqind vjet më parë dhe se në botën ku jetojmë nuk ka nevojë për “ide qesharake, të papjekura militante” që nuk do të rezultonin gjë tjetër, veçse shkatërrim të përgjithshëm, kështu që  intelektualët socialistë, që vërtet ndjejnë dhe besojnë se roli i tyre është, të përcaktojnë analizën historike, domethënë të konstatojnë situatën reale të botës, për të udhëhequr popullin në një drejtim autentik revolucionar, janë me të vërtetë një gjë e rrallë, por, për fat të keq, është më e lehtë të dezertohen parimet sesa kufizimi i mendimit.

Disa të majtistë, janë të bindur në një shkallë të lartë se do ta “mbivotojnë” sistemin (që bie fjala, se ata i shtyp më shumë) që ne studentët e fokalizmit na quajnë “akademikë radikalë”. Por, a nuk është më e mençur të zbathim dhe shkatërrojmë çizmen e sistemit, sesa të shënojmë në përmbledhjet tona,  sa herë na ka shkelur bota?

Shoqërimi vullnetar, spontaniteti, autenticiteti, vetë organizimi, demokracia e drejtpërdrejtë, veprimi dhe diversioni janë disa nga parimet dhe karakteristikat që përcaktojnë avangardën.

Në shekullin e 19-të, avangarda si ide politike u aplikua gjerësisht si një definicion për çdo grup që perceptohej si një lëvizje, që tentonte të krijonte, ose të kërkonte një rrugë që të çonte në një shoqëri të re, të ardhshme, të lirë. Është interesant fakti se, edhe disa nga gazetat e asaj periudhe që konsideroheshin “më radikale” mbanin titullin “avangardë”.

Marksi, ndjeshëm ndryshon konotacionin duke paraqitur idenë se proletariati është klasa e vërtetë revolucionare, edhe pse termi “avangardë” nuk përmendet në shkrimet e tij, ai përsëri shprehet se, punëtorët janë të mohuar dhe më të shtypur nga kapitalizmi, pra në lidhje me këtë, ata nuk do të kishin dhe nuk kanë asgjë për të humbur pas abolimit të tij. Ideja e një “partie avangardë” që u aktualizua në shkrimet e Leninit në vitin 1902, nënkuptonte përgjigjen ndaj dhunës me dhunë, në inicimin dhe realizimin e një revolucioni.

Termi “avangardë” është në fakt rezultat i shkrimeve të teoricienit politiko-ekonomik dhe shoqëror francez, Sen-Simon, i cili njihet edhe si themeluesi i socializmit modern. Ashtu si ish-studenti dhe sekretari i tij (më vonë rivali) – Ogyst Kont, i cili ka shkruar në prag të Revolucionit Francez, ndërsa në thelb shtron pyetjen “çfarë, në të vërtetë, shkoi mbrapsht?”. Pse tranzicioni nga një shoqëri mesjetare, feudale, katolike, në një shoqëri moderne, industriale, demokratike prodhoi një dhunë kaq të madhe dhe dislokim social? Dhe përmes mendimeve të tija, ai arrin në përfundimin se, shoqërisë moderne i mungon çfarë do  force e kohezionit ideologjik, që do të kishte të njëjtin rol si kisha mesjetare, e cila “i jepte të gjithëve ndjenjën, e të pasurit një vend të rëndësishëm në rendin e përgjithshëm shoqëror”. Sen-Simon gjithashtu pranohet si i pari që ka konceptuar nocionin e vdekjes të shtetit.

Koncepti Leninist i vanguardizmit

Në kontekstin e teorisë së luftës revolucionare leniniste, vangardizmi praktikon një strategji ku kuadrot më progresive, të vetëdijshme klasore dhe politikisht progresive të proletariatit/klasës punëtore, të quajtur avangarda revolucionare, formojnë organizata për të tërhequr pjesë më të gjera të klasës punëtore në politika revolucionare, dhe në këtë mënyrë manifestojnë fuqi politike proletare në përplasjen me borgjezinë. Vangardizmi politik u popullarizua nga Lenini sipas konceptit të Karl Kauckit, duke theksuar nevojën për një grup revolucionar të lidhur ngushtë, që do të zgjeronte ideologjinë në rrethana të veçanta, anëtarësimi do të ishte plotësisht i hapur, transparent.

Në fazën e parë, parti avangarde do të ekzistonte për dy arsye: për të protezhuar marksizmin dhe për të larguar “vetëdijen e rreme” që i është imponuar proletariatit, një lëvizje që synon të ngrinte “amatorët” në nivelin e revolucionarëve, dhe jo që revolucionarët të sillen në nivel amator.

Портрет на Владимир Ленин
Портрет на Владимир Ленин

Fokalizmi

Sipas fokalistëve, aspak nuk është e nevojshme të pritet derisa të krijohen kushte ideale për të ngritur një rebelim kundër shtypësit, që do të shndërrohet në një luftë popullore kundër shtypësit. Në fund të fundit, vetë sfondi etimologjik i teorisë Foko, tregon se nëpërmjet zbatimit të veprimeve diversantë, nga një grup revolucionarësh thellësisht të përkushtuar, në çdo kohë mund të nisë një rebelim në shkallë  më të vogël, i cili do të shërbente si fokus, dhe frymëzim për të shtypurit të bashkëngjiten, dhe në mënyrë analoge, rritja e luftës guerile do të merrte dimensione gjithnjë e më të mëdha, dhe do të evoluonte me shpejtësi deri në marrjen e pushtetit politik nga eksploatuesi.

Fokalizmi propagandon se ky lloj i formacioneve paraushtarake revolucionare zotëron kapacitetin dhe se ata vetë mund të krijojnë kushtet e nevojshme për revolucion përmes veprimeve të tyre avangarde dhe shembullit moral, Fokalizmi në radhë të parë, më së shpeshti lidhet me kontributin revolucionar të Fidel Kastros dhe Ernesto Guevarës, mënyrën se si ata organizuan dhe realizuan luftën revolucionare në Kubë, në të gjithë Afrikën dhe Amerikën Latine, bëma për të cilat kam shkruar “gjatë e gjerë” në periudhën e kaluar. kështu që me këtë rast do të theksoja, dhe do të u referohesha lëvizjeve në të gjithë Afrikën dhe Amerikën e Jugut, të cilat në fakt u frymëzuan nga suksesi i Revolucionit Kuban.

“Fronti për Çlirimin e Mozambikut” ose më mirë i njohur me akronimin FRELIMO, që ishte një lëvizje popullore e fillimit të viteve të 60-ta që më vonë u shndërrua në një parti politike, qëllimi kryesor i së cilës ishte çlirimi/pavarësia e plotë nga çdo autoritet portugez. Kronologjikisht, lëvizja kalon nëpër disa forma ideologjike, por më e habitshme është periudha e pas vitit 1968, kur FRELIMO priret gjithnjë e më shumë drejt marksizmit, veçanërisht përkrah sovjetëve, kinezëve dhe përkrah ndihmës që organizata mori nga vendet skandinave.

Samora Mishel (1933 – 1986) konsiderohet si liderja e supozuar e FRELIMO-s, marksiste, feministe, lidere e cila u hoq, në mënyrë identike, dhe për të njëjtat arsye si Tomas Sankara u ekzekutua, një vit më vonë, në vitin 1987, që ishte bashkëkohës dhe mik i Mishel.

Знаме на Фронтот за ослободување на Мозамбик
Знаме на Фронтот за ослободување на Мозамбик

Fronti Sandinist për Çlirimin Kombëtar ose më mirë i njohu si FSLN ka marrë emrin e revolucionarit Augusto Sandino, lider i rebelimeve kundër pushtimit amerikan në vitet 1930, dhe tashmë në fillim të viteve 1960,  ilegalisht u formua lëvizja që synonte të përmbyste regjimin e Anastasio Somoza, veprimet guerile kundër sistemit u intensifikuan gjatë viteve 70 dhe kulmuan në vitin 1979, duke i hequr pushtetin Somozës, nën drejtimin e Daniel Ortegës. Lëvizja u shndërrua në një parti politike, iu nënshtrua një sërë përmbysjesh, por në kontekstin e përcaktuar, ajo konsiderohet si një nga shembujt  e shumtë avangardë, në dukje dhe madje edhe me shenja më të afërta me Revolucionin Kuban.

Sa për të sqaruar, qëllimi i “shkretëtirkave” nuk është një glorifikim i verbër i teorisë dhe pararojës së Foko-së, por një thirrje, një sugjerim, një propozim për të studiuar arsyet dhe rrethanat që i çuan revolucionarët të rrokin armët, meqë ra fjala, nuk po aludoj vetëm për tipin e zjarrtë, gazetat revolucionare dhe radio frekuencat luajtën një rol të madh në luftën kundër shtypësit, shumë më efektiv se çdo plumb i shkrepur. Por përsëri si një shembull shumë të shkurtër do të përmendja lëvizjen FRELIMO për të vënë në dukje arsyen e radikalizmit të saj. Domethënë, propaganda e formave fillestare të organizatës, hasi në dënim dhe rezultoi në një masakër të caktuar, aq të egër sa anëtarësia ka qenë e traumatizua, por edhe e revoltuar, duke kuptuar se me agjitacion paqësor nuk do të arrinin rezultatin e dëshiruar, dhe në vitin 1964. revolucionarët më kompetentë ngritën rebelim të armatosur kundër autoriteteve portugeze.

Знаме на Сандинистичкиот фронт за национално ослободување или попознат како ФСЛН
Знаме на Сандинистичкиот фронт за национално ослободување или попознат како ФСЛН

Le të mos perceptohet ky tekst si një ekzaltim i dehur i ndonjë misioni të pamundur, por le të shërbejë si një kujtesë për të mos ngacmuar shokët, objekt studimi i të cilëve janë luftërat guerile, taktikat, shkaqet dhe pasojat e tyre gjatë historisë. Ndoshta njohuritë e tyre nuk mund të zbatohen sot, por idetë do të jetojnë vazhdimisht të përcjella brez pas brezi.

Nëse nxitja e natyrshme e një analisti ideologjik për një revolucion avangardë ose një front gjithpopullor si një zgjidhje për të shkatërruar shtypësin është një iluzion, atëherë nuk do të dija si t’i përkufizoja përpjekjet e aktivistëve që përpiqen dëshpërimisht të gjejnë kompromis me  sistemin, policia dhe ushtria e të cilit janë jopopullore.

Rufat Jashari

Lexemi E. M.

Përktheu E. M.

Redaktorët e ide të Zëshme nuk pajtohen domosdoshmërisht me pikëpamjet e shprehura në kolumnë.

Rufat Jashari, i lindur më 1994, në Kumanovë, zëdhënës i të rinjve Rom të pazëshëm, socialist. Ai u diplomua në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi si mësues historie. Ai është një historian me interes të veçantë për të analizuar konfliktet ushtarake, gjatë shpërbërjes së RSFJ-së, Revolucionit Kuban, si dhe të gjitha luftërat majtiste për çlirim kombëtar, në të kaluarën. Ai është mbështetës i lëvizjeve për emancipimin e të padrejtësuarve, në baza të ndryshme. Ai është një person që përfaqëson një fuzion të shumë kulturave, shijeve në muzikë dhe ideologjive të majta, me njohuri minimale të shumë gjuhëve. U angazhua në kërkime lidhur me gjenocidin e kryer ndaj romëve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe mori pjesë në zbatimin e shumë projekteve. Ai mbajti një sërë ligjëratash ndërkombëtare për të njëjtën temë, me synimin për të avancuar arsimin e tij, dhe me idetë e tij për të tërhequr sa më shumë të rinj romë në spektrin e majtë politik.

RELATED ARTICLES