Qëndrimi ynë ndaj krizës klimatike është një nga paradokset më të mëdha të ditëve të sotme. Edhe pse përballohemi me problemin dhe kërcënimin më të madh në historinë e njerëzimit (për ta thënë pa ekzagjerim), shumë njerëz ndaj kësaj çështjeje sillen në mënyrë – noshalante. Në vend që të jetë prioriteti kryesor, kriza klimatike nuk trajtohet as si prioritet, dhe gjithmonë në axhendë shtyhet më poshtë kur lind ndonjë problem “më i rëndësishëm”. Kriza klimatike thjesht nuk po merret seriozisht. As nga politikanët, as edhe nga shumica e njerëzve të thjeshtë. Por, ajo që nuk merret seriozisht, nuk do të thotë se do të zhduket në mënyrë magjike. Përkundrazi, ajo tashmë hyn në një fazë të re, nga aspekti i sistemit ekonomik global, ku efektet e saj në status quo-në ekonomike do të bëhen më të mëdha e më të mëdha.
Këtë verë, një thatësirë e madhe nuk po mundon vetëm Afrikën. Një thatësirë ”afrikane” ka prekur edhe Evropën, Kinën dhe pjesën perëndimore e SHBA-ve. E gjithë Evropën, me përjashtime të vogla (përfshirë edhe vendin tonë), këtë verë e kaploi thatësirë që është më e keqja në 500 vitet e fundit (500 vjet)! Niveli i ujit të lumenjve është ulur në mënyrë drastike, aq sa në shumë vende shtretërit janë tharë plotësisht. U rrit edhe temperatura e ujit në lumenj. Kjo gjë i shqetësoi bile edhe ata që bash edhe nuk mërziten për botën e gjallë në lumenj. Sepse problemi ka filluar të ketë pasoja negative edhe për ekonominë (kapitaliste). Në Gjermani, niveli i ulët i lumenjve kërcënon rëndë trafikun lumor, i cili është shumë i rëndësishëm për transportin e mallrave. Anijet më të mëdha nuk mund të qarkullojnë më, dhe transportuesit detyrohen të mbajnë vetëm 25 për qind të ngarkesës së tyre të mëparshme. Në Francë, temperatura e rritur e lumenjve e çrregullon prodhimin e energjisë bërthamore, sepse temperaturat më të larta të lumenjve më ngadalë i ftohin centralet bërthamore. Probleme ju shkakton edhe ajo që nuk guxojnë ujërat e nxehura të kullimit të i lëshojnë në lumenj, për të mos dëmtuar botën e gjallë, por, të paktën ata e “zgjidhën” atë problem, duke ulur standardet mjedisore (pra, nivel më të ulët të lumenjve – standarde më të ulëta mjedisore). Veç kësaj, nuk duhet që veçanërisht të theksohet do të vuaj edhe prodhimi i hidroenergjisë si edhe reduktimi i sasive të reshjeve dhe temperaturat e larta, ndikojnë dëmshëm mbi të mbjellave bujqësore, gjë që do të ulë rendimentet në korrjen dhe vjeljen e ardhshme. Dhe e gjithë kjo, në situatë kur, për shkak të luftës përreth Ukrainën, Evropës i duhet më shumë energji dhe ushqim nga burime jo-ruse, dhe jo më pak.
Çfarë do të thotë kjo për ekonominë? Prodhimi më i ulët dhe importi i energjisë do t’i rrisë çmimet e tyre, do të rriten edhe çmimet tashmë të rritura të ushqimeve (me shfaqje të mundshme të mungesave!), si edhe zmadhimi i çmimeve të transportit, do të rrisë çmimet e shumë mallrave të tjera. Dhe e gjithë kjo në situatë ku inflacioni tashmë është bërë problem serioz. Por kjo nuk është lajmi më i keq. Lajmi më i keq është se, probleme të tilla nuk janë ndonjë përjashtim që kanë ndodhë në vitin 2022, dhe kurrë më. Përkundrazi, ato, jo vetëm që do të bëhen më të zakonshme në vitet e ardhshme, por edhe më keq. Nëse kriza klimatike nuk trajtohet seriozisht (dhe jo në mënyrë të perëndishme). Dhe këtu vijmë tek lajmet më të këqija nga pikëpamja e status quo-së. Nëse vetëm aktrohet aksion klimatik, pason goditje ndaj ekonomisë së organizuar në mënyrë kapitaliste. Por edhe marrja e aksionit efektiv klimatik, gjithashtu bën goditje në ekonominë e organizuar në mënyrë kapitaliste. Të tretë – nuk ka. Qorrsokak. Është keq të riorganizohet ekonomia, është keq të mos riorganizohet.
Pse është ashtu? Më herët i vumë në dukje pasojat nga mosmarrja e aksionit: mungesa e mallrave (në kapitalizëm!), rritje e çmimeve. Prej vitesh ata u kanë thënë qendrave të energjisë se kriza klimatike do të ketë edhe pasoja ekonomike, por shpresonin se më e keqja nuk do të godiste në kohën e tyre. Kështu ata ndiqnin të vjetrën, duke i dhënë përparësi fitimit. Sepse marrja e veprimeve efektive për klimën nuk është edhe aq e padëmshme për fitimet dhe për vetë kapitalizmin. Çështja është shumë më e keqe se ekuacioni i thjeshtë: standarde më të larta mjedisore – fitime më të ulëta. Për shkak të prirjes inherente të zhvillimit të kapitalizmit, ai bazohet në konsumin gjithnjë në rritje të energjisë. Ky nivel në rritje i konsumit, thjesht është joreale të pritet që të zëvendësohet me “energji të pastër”. Pra, kapitalizmi thjesht kalon në “rritje të gjelbër” dhe gjithçka të vazhdon si më parë. Në rrethana të tilla, ajo që kërkon zgjidhja e krizës klimatike është zvogëlimi (edhe atë drastik) i konsumit të energjisë dhe, në përgjithësi, i të gjithë konsumit.
Por, këtu hasim te muri që godasin të gjithë angazhimet ambientaliste që nuk duan të e vënë në pyetje kapitalizmin. Konsumi i zvogluar shkakton ulje të nevojës për prodhim, dhe kjo krijon krizë ekonomike dhe rritje të papunësisë. Dhe papunësia masive krijon trazira sociale në vend të riprodhimit paqësor të kapitalizmit duke korruptuar punëtorët me ndihmë të konsumizmit. Për shkak të kësaj, për shkak të nxitjes së domosdoshme të krizës ekonomike në kushte të organizimit të ekonomisë në mënyrë kapitaliste, për 30 vjet u sabotua çdo veprim më serioz klimatik, dhe u lejua të vinte vetëm një hap larg daljes jashtë kontrollit.
Për deri sa që efektet e krizës klimatike dhe shkatërrimi i përgjithshëm ekologjik, kishin të bënin me të ardhmen, dhe ishin të kufizuara në dëmtimin e pjesës tjetër të botës së gjallë në planet, dhe njerëzve të Jugut të thellë global – kapitalizmi mundeshte t’i injorojë. Kështu që, ai mundi të funksiononte pa pengesa, duke e përkeqësuar situatën edhe më shumë. Por “e keqja” për kapitalizmin fillon kur kriza klimatike arrin përmasa të tilla sa efektet e saj fillojnë të ndikojnë negativisht edhe në ekonomi. Si të mbahet legjitimiteti i kapitalizmit, i këtij sistemi socio-ekonomik të vjetërsuar dhe shkatërrues në kushte të krizës klimatike, dhe kur, ai, në vend të bollëkut të mallrave, klasës punëtore do të i japë bollëk problemesh ekonomike? Si të mbahet legjitimiteti, kur ushqimi do të bëhet i pakët dhe kur, për shkak të rritjes së çmimeve të të njëjtës, klasa punëtore nuk do të jetë në gjendje ta lejojë atë në masë të mjaftueshme? Po, sistemi është projektuar mirë, kështu që qeveritë e paafta në mbarë botën do të marrin goditjen mbi vete, duke mbrojtur kështu legjitimitetin e kapitalizmit. Por, kur edhe autoritetet e reja, nuk do të bëjnë asgjë për të zbutur krizën, a nuk do të bjerë gjethja e fikut që mbron kapitalizmin? A nuk do të ketë aspirata për të krijuar një qeveri që, duke kërkuar zgjidhje për problemet e krijuara nga kriza klimatike, nuk do ta trajtojë kapitalizmin si lopë të shenjtë?
E di, e gjithë kjo duket shumë e çuditshme për shumë njerëz këtu dhe tani në Maqedoni. Ne jetojmë në një nga rajonet e pakta në Evropë që patën fatin të mos u prekën nga thatësira këtë verë. Pra, thatësira, tani për tani, për ne është vetëm një lajm që mund ta kemi dëgjuar ose jo gjatë rrugës. Përveç kësaj, pas 25 vjet shkatërrimi, kapitalizmi në Maqedoni në vitet e fundit më në fund ka arritur të japë diçka, duke ngritur pak standardin e jetesës dhe duke e ulur papunësinë në nivel të tolerueshëm. Pra, një numër i madh i punëtorëve më në fund, mund të merrnin frymë dhe të shijonin pak më shumë – jetën e organizuar konsumatore. Si rezultat i kësaj, lëvdatat, dhe jo kritikat ndaj kapitalizmit janë (ende) në modë në Maqedoni. Ekziston edhe trajnimi social i suksesshëm i kapitalizmit, për shkak të të cilit shumica dërrmuese e përjashton veten nga zgjidhja e problemeve kolektive. Ekziston edhe provincializimi i mendimit, për shkak të të cilit realiteti konsiderohet i pandryshueshëm, dhe fatkeqësia shihet vetëm si skenar filmi. Është gjithashtu edhe fokusi i debatit publik për çështjet etnike dhe historike, i cili harxhon kaq shumë kohë, dhe energji të vlefshme.
Por, ne as nuk mund të kemi fat për një kohë të pacaktuar rreth katastrofave mjedisore, as nuk do të jemi të imunë ndaj efekteve ekonomike të thatësirës aktuale. Nuk do të jetë e mundur që edhe shumë kohë të blihet paqë klasore duke mundësuar një stil jetese konsumatore për një pjesë të konsiderueshme të klasës punëtore. Sepse mungesa e nevojave elementare të jetës, pas shumë dekadash, përsëri trokiti në porta. Dhe në kushte të tilla, në kapitalizëm, produktet do të përvetësohen nga ata që kanë më shumë para dhe pushtet. Pa marrë parasysh se edhe të tjerët, do të kenë nevojë për to.
Prandaj, është koha të kuptojmë se, kjo nuk është kohë kur e kemi luksin të merremi me çështje historike, por është kohë historike, është kohë kur farkëtohet e ardhmja. Dhe se ka ardhur koha kur është bërë e nevojshme të rimendohen shumë gjëra që deri më tani janë marrë si të mirëqena. Dhe jo vetëm për t’i rimenduar, por edhe të i riorganizojmë. Dhe nëse nuk arrijmë të mobilizohemi për aksion kolektive që do të ndërtojnë një botë më humane dhe më të qëndrueshme, dhe nëse kjo mbetet vetëm një zë në shkretëtirë, shkretëtirëzimi do të bëhet realitet për shumë njerëz, përfshirë edhe për ne në Maqedoni.
Zdravko Saveski
Përktheu: E. M.
Zdravko Saveski është aktivist për drejtësi sociale dhe ambientalist. Ka doktoruar në shkencat politike. Viteve të fundit, interesi i tij është fokusuar në ekonomi dhe ekologji. Ai është autor dhe bashkëautor i disa librave, duke përfshirë “Demokracia: Modele dhe Dilema “Democracy: Models and Dilemas” (2011) dhe “Përtej njëmendësisë: Rizbulimi i së majtës” “Beyond Single-Mindedness: Rediscovering the Left” (2006). Është marrë edhe me përkthim. Vitet e fundit, për t’ia afruar publikut maqedonas, tendencat e fundit të mendimit progresiv botëror, ai i përktheu librat: “Ndarja: një hyrje e shkurtër e pabarazisë globale dhe zgjidhja e saj” nga Xhejson Hikel Jason Hickel (2019) dhe “Historia botërore në Shtatë gjëra të lira: udhëzues në kapitalizëm, natyrën dhe të ardhmen e planetit” nga Raj Patel dhe Jason W. Moore (2020).
Redaksia e ide të zëshme nuk pajtohen domosdoshmërisht me pikëpamjet e shprehura në rubrikë.