домаСтавA e dëgjojmë njëri-tjetrin, a e kuptojmë njëri-tjetrin?

A e dëgjojmë njëri-tjetrin, a e kuptojmë njëri-tjetrin?

“Listening” by Iguana Jo is licensed under CC BY-NC 2.0.
“Listening” by Iguana Jo is licensed under CC BY-NC 2.0.

Ne jetojmë në një shoqëri të konflikteve njerëzore. Një qytetërim i tërë bazohet në një kulturë konflikti të vazhdueshëm. Debatojmë nëse Vardar Miravci është Vardar, a është Shkupi pasardhës i Sllogës, vallë a na vijon bullgarizimi pas miratimit të propozimit francez, vallë Johnny Depp është viktimë e dhunës në familje,  vallë a duhet Monit ë falë D… Nga çdo temë  po krijojmë  konflikt, ose në gjuhën maqedonase do të thoshim përplasje. Apo konflikti ekziston tashmë, dhe temat vetëm na bëjnë të vetëdijshëm se jemi në konflikt të vazhdueshëm?

Të shkojmë sonte në një film apo një aheng kërcimi? Hajde do të vendosim diçka më vonë.

Tani të e shohim aftësinë për të dëgjuar dhe rolin e saj në konflikte.

Rreth pesë për qind e njerëzimit ka probleme me dëgjimin. Ky është informacioni i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, institucion  rreth relevancës dhe rolit të së cilit jemi ndeshur shumë vitet e kaluara. Pra, pjesa dërrmuese e njerëzve, sipas parametrave biologjike, kanë mjete të shëndetshme për procesuimin e zërit. Veshët tanë punojnë. Dhe ne dëgjojmë njëri-tjetrin. Të paktën ne mund t’i dëgjojmë tingujt, pothuajse në të njëjtin nivel. Disa janë më të ndjeshëm, por ne të gjithë jemi në gjendje ta dëgjojmë njëri-tjetrin ndërsa flasim, si vetë ashtu edhe të tjerët. Realizojmë komunikim të drejtpërdrejtë të të folurit, si me telefon ashtu edhe drejtpërdrejt, një për një, ose në grup,  mbajmë takime drejtpërdrejt dhe në Zoom, dhe ndonjëherë flasim në skenë ose dëgjojmë dikë që është në skenë, dhe më shpesh ne gjithashtu dëgjojmë edhe të folur përmes mediave elektronike. Flasim me zë të lartë dhe me guxim edhe nën ndikimin e alkoolit dhe drogave, por është mirë, të vëzhgojmë veten se si dëgjojmë dhe flasim kur jemi nën ndikim.

Për të dëgjuar qartë, përveç veshëve funksionalë, na duhet edhe vëmendje e përqendruar te burimi i zërit. Në esencë, gjëja më e rëndësishme për të dëgjuar është vëmendja. Nëse dëgjojmë me vëmendje, dëgjojmë vërtet. Të shohim tani vallë është e lehtë të dëgjojmë me vëmendje, çfarë na pengon, dhe të vërejmë se sa zgjat vëmendja jonë. Le të bëjmë një ushtrim, të lëshojmë një video në YouTube, për një temë që na intereson dhe të përqendrohemi vetëm në dëgjim.  Të gjurmojmë se sa kohë mund të dëgjojmë në mënyrë aktive, pa bërë asnjë vlerësim apo gjykim për atë që dëgjojmë. Pavarësisht vallë ajo është notë konfirmuese dhe pajtim me, ose miratim të asaj që e dëgjojmë, ose mosmiratim dhe mospajtim. Nëse e përvetësojmë këtë praktikë të vëzhgimit të vëmendjes sonë, do të shohim se në shumicën e rasteve kur dëgjojmë, vëmendja jonë zhvendoset nga dëgjimi aktiv i një përmbajtjeje të caktuar në mendimet që lindin si reagim ndaj asaj që dëgjojmë, dhe madje hyjmë në një bisedë imagjinare me një pjesë të asaj që  e kemi dëgjuar, dhe mendim pas mendimi mund të largohemi nga përjetimi i momentit të tanishëm, dhe kështu vëmendja jonë pengohet ose shpërqendrohet plotësisht nga ajo që thuhet dhe nga ai që flet.

Shumë shpesh, edhe para se të fillojmë të dëgjojmë, ne tashmë kemi një proces mendor që ka të bëjë me miratimin e relevancës të folësit, dhe këtë miratim e nxjerrim nga disa bindje për vlerat e folësit, të cilat mund të na zhvillojnë konflikte dhe emocione të brendshme dhe lloje të tjera të rezistencës ndaj situatës në të cilën ndodhemi, dhe kuptohet, të e prishin procesin e dëgjimit. Shumë herë ne duam që në mes të fjalisë së bashkëbiseduesit të e themi atë që e mendojmë dhe nuk na intereson më se çfarë thotë ai, mezi presim të reagojmë duke shprehur mendimet tona.

Shpesh, sado që të përpiqemi të përqendrojmë vëmendjen, thjesht ndonjë folës  nuk ja arin dhe na është i mërzitshëm, pa e ditur pse. Një tjetër na acaron aq shumë me përmbajtje të papranueshme sa na tymon koka nga mosmarrëveshja. E gjithë ajo është shkaktuar nga pranimi jonë i kushtëzuar i realitetit. Ne kemi besime, sisteme vlerash, bindje, të cilat interpretojnë çdo përvojë tonën.

Besimet dhe bindjet tona janë njohuri që janë marrë në të kaluarën. Ato janë thjesht të gdhendura aq fort në personalitetin tonë, saqë na duken të një rëndësie ekzistenciale dhe luftojmë me shumë rezistencë kur përballemi me opinione dhe përvoja që nuk na janë afër. Ne kemi frikë se bota jonë do të rrëzohet ose perla jonë do të rrëzohet. Njohuritë që i kemi marrë në jetë janë të dobishme në shumë aspekte për mirëmbajtjen fizike të jetës, por është krejtësisht e padobishme  përpjekja për të dëgjuar në mënyrë aktive, veçanërisht nëse dëshirojmë në mënyrë aktive të dëgjojmë diçka të re për ne, ose diçka me të cilën nuk pajtohemi. Është e dobishme të pyesim veten, pse kemi reagim kaq të dhunshëm, ndaj gjërave me të cilat nuk pajtohemi. Nëse jemi më të aftë për të kontrolluar reagimet tona, reagimi i dhunshëm është vetëm i brendshëm. Në formën e emocioneve ose zërit të brendshëm.

E këtu imponohen pyetjet, si dhe pse dëgjojmë zërin e brendshëm të së shkuarës. Çfarë na thotë dhe sa shpesh. Por gjëja më e rëndësishme tani është vetëm të ndërgjegjësohemi se kemi një folës ose më shumë folës të brendshëm, të cilët janë në konflikt me njëri-tjetrin dhe është mjaft e pritshme që të jemi të prirur të konfliktohemi me bashkëbisedues të tjerë të cilët fizikisht i perceptojmë, si të ndarë nga ne. Ne ecim nëpër qytete, me lloj-lloj tingujsh, zhurmën e makinave, zhurmën e sirenave, zhurmën e pjesëve të ndryshme muzikore nga lokalet fqinje, dhe zhurmën e të ftuarve, dhe dëgjojmë vetëm zërin e brendshëm që na qorton për një veprim të yni…

“I’m listening” by Melvin Gaal (Mindsharing.eu) is licensed under CC BY-NC 2.0.
“I’m listening” by Melvin Gaal (Mindsharing.eu) is licensed under CC BY-NC 2.0.

Dhe tani ku do të shkojmë në mbrëmje? Sapo hezitojmë pak nëse do të shkojmë në kërcim apo në një film, atëherë ka konflikt në ne. Në bazë të disa kritereve ose disponimit tonë, ne zgjedhim, për shembull, të shkojmë në  film. Nëse dëgjohemi mirë sa herë që marrim vendime, do të shohim se nga vjen motivimi ynë për një zgjedhje të caktuar. Pasi të kemi zgjedhur film, mund të mendojmë edhe se si i zgjedhim filmat. Ne mund të vendosim në mënyrë intuitive dhe mund të shqyrtojmë gjithashtu se çfarë zhanri janë filmat, çfarë teme mbulojnë, cilët aktorë luajnë, dhe të shohim se çfarë na pëlqen më shumë. Atëherë përsëri, ne zgjedhim diçka që është e pranueshme për ne, bazuar në  supozim ose paragjykim, dhe nuk jemi vërtet të hapur, për të parë dhe dëgjuar diçka të re. Dhe kur ulemi për të parë dhe dëgjuar përsëri, mund të kapemi veten në konflikt me atë që dëgjojmë dhe shohim, dhe vëmendja jonë në masë të madhe të drejtohet kryesisht nga konflikti, të cilin aspak edhe nuk e perceptojmë si  konflikt, por si një takim. me një ndjenjë tjetër për estetikë dhe  analizë të tij, dhe të mendojmë për gjithçka që na largon nga përjetimi imediat i përmbajtjes së veprës filmike. A po e shikojmë filmin? A mund ta dëgjojmë njëri-tjetrin? A po lexojmë njëri-tjetrin?

Çdo ditë në zyra, kafeteri, kafene, në takimeve nëpër banka-ulëse, në shtëpi, në shtrat. A mund ta dëgjojmë njëri-tjetrin?

Shoqëria është e ndarë në shumë individë, të cilët pra  janë të ndarë në shumë fragmente. Por disi jemi mësuar me të, sepse vazhdimisht e mirëmbajmë konfliktin dhe nuk ndalemi që dëgjojmë veten dhe të tjerët.

Ne bëjmë gjëra që janë të pranueshme për ne dhe të tjerët, por megjithatë ne vetëm riprodhojmë konfliktin. Ne bëjmë gjëra që nuk janë të pranueshme për ne dhe përsëri riprodhojmë konfliktin.

Por ndonjëherë ne bëjmë edhe diçka spontane edhe të re, që nuk bazohet në njohuritë dhe aftësitë tona, dhe nuk presim asnjë përfitim prej saj. ndonjëherë bëjmë diçka që nuk ka shumë kuptim për ne dhe shoqërinë.

Dhe ndonjëherë aq shumë mund të jemi një,  me aksionin që po e bëjmë sa mund ta harrojmë veten. Kur jemi një me aksionin, sikur po e kapim mos konfliktin,  sikur zhduket përçarja. Vallë keni pasur një përvojë të tillë?

Gjithashtu jemi në konflikt sepse duam të shmangim realitetin, që na thotë se e gjithë kultura jonë bazohet në konflikt. Dhe pastaj tmerrohemi nga konfliktet ushtarake. Dhe  duam të marrim pjesë në zgjidhjen e konflikteve ushtarake, dhe përfshihemi në zgjidhjen e tyre, tashmë konfliktuale brenda nesh, dhe duke u përballur me ata që nuk mendojnë si ne.

Ne tmerrohemi nga grindjet me zë të lartë dhe agresive, dhe brenda  vlojmë nga nervozizmi.

Konflikti dramatik na është interesant. I nevojshëm për të ndjerë realitetin e veprimit dramatik. Ne e shtypim konfliktin social. Na duhet për mbijetesë.

Rritemi dhe zhvillohemi në situata konflikti. A po e shohim këtë? Prandaj është shumë e nevojshme të ndërtojmë kulturë në të cilën ne dëgjojmë veten dhe të tjerët. Është një parakusht në rrugën drejt një shoqërie bashkuese jo të dhunshme.

Unë dhe ti jemi në konflikt. A mund ta dëgjojmë njëri-tjetrin? A po lexojmë njëri-tjetrin?

Unë mendoj se është shumë e rëndësishme me vëmendje të vëzhgojmë  mendjen tonë. Unë mendoj se është shumë e rëndësishme të të dëgjoj plotësisht dhe pa gjykuar.

Çfarë mendon ti? A mundesh të më lexosh me vëmendje dhe të mos më kuptosh dhe ajo të jetë në rregull?

Aleksandër Mitrov

Përkthyer nga: E. M.

Портрет на Александар Митров
Портрет на Александар Митров

Aleksandar Mitrov është një vëzhgues kureshtar i sjelljes njerëzore. Në jetën politike në Maqedoni, ai merr pjesë në ngjarje në të cilat sheh potencial për  ndryshim revolucionar në shoqëri. Përvoja e tij më e rëndësishme në jetë, janë përvojat e tij të përditshme me veten dhe njerëzit përreth tij. Shpesh nuk e di se çfarë dëshiron. Me diplomë nga një universitet privat në të cilën shkuar politikolog. Përpiqet të jetojë sipas asaj që ka në zemër. Beson se bota lehtë mund të ndryshojë rrënjësisht, nëse njerëzit heqin qafe frikën e tyre ekzistenciale. Ai u tregon histori turistëve, dhe  jep mësime tango argjentinase. Mund ta takoni në ahengjet vallëzuese në Shkup.

RELATED ARTICLES