домаКултурни дописиOrganizata Anarko-komuniste e Maqedonisë (AKOM) - një fytyrë e re e rinisë...

Organizata Anarko-komuniste e Maqedonisë (AKOM) – një fytyrë e re e rinisë në Maqedoni

АКОМ
АКОМ

AKOM

Organizata Anarko-komuniste e Maqedonisë, ose OAKM, është një organizatë anarkiste me karakteristika horizontale që mbron dhe lufton për një të nesërme më të mirë, përmes një motivi antikapitalist. E themeluar në vitin 2021, nga anëtarët Vefix dhe Natrix, ajo është rritur në 30 anëtarë aktivë, së bashku me 20 anëtarë të tjerë globalë.

Organizata  në mënyrë aktive ndihmon  kolektivin e Q. S. “Dunja”, pra në organizimin e eventeve. Gjithashtu zhvillohen edhe diskutime mes anëtarëve tanë, me të njohurat dhe të panjohurat, ashtu që në këtë mënyrë i ndërgjegjësojmë këto tema, shkruajmë dhe redaktojmë vepra të teorisë së majtë, organizojmë aksione humanitare të tipit të dhurimit të ushqimeve dhe veshjeve për të varfrit etj.

Ne, si organizatë, fillimisht nuk ishim pjesë e kolektivit “Dunja”, por gjatë disa muajve u përfshimë aktivisht në aksione vullnetare në kolektiv dhe më pas, pas disa diskutimeve dhe takimeve iu bashkuam zyrtarisht “Dunjës”.

Pas pak javësh do të mbahet eventi i parë zyrtar i organizatës, ku do të ketë një koncert të disa grupeve punk, një kuzhinë vegane, një ekspozitë me vepra arti me temën “Anti-kapitalizmi”, një leximi i studentëve për gjendjen aktuale të studentëve në Maqedoni, ndër të cilave edhe aktivitete të tjera.

Cilat janë synimet tona?

Qëllimi ynë kryesor si organizatë është përhapja e ndërgjegjes klasore. Ne e dimë se jetojmë në një fazë të vonë të kapitalizmit. Kjo do të thotë se njerëzit në tërësi janë të lodhur dhe kërkojnë mënyra dhe zgjidhje për të përmirësuar gjendjen e tyre. Ne duam të vërtetojmë se sado e zymtë të jetë pamja për shoqërinë, ka ende shpresë për rebelim të mëtejshëm kundër sistemit kapitalist. Në çdo individ ekziston ajo frymë shprese, e cila fatkeqësisht shuhet tek shumica për shkak të cinizmit, pra për shkak të besimit se sado të përpiqemi, nuk mund ta përmbysim kapitalizmin. Ne nuk pretendojmë se do të jetë më mirë, por pretendojmë se mund të jetë më mirë, nëse i bashkohemi rebelimit. Ngjarjet, protestat, veprat e artit janë vetëm disa nga mënyrat që ne përdorim për të punuar.

Pse anarkizëm?

Sipas pikëpamjeve dhe opinioneve tona, ne besojmë se anarkizmi (më konkretisht anarko-komunizmi) është i vetmi sistem që e jep lirinë që kërkon një person. Në një rend anarkist, hierarkitë, shteti, klasat dhe monedhat (paratë) janë hequr të gjitha. Shoqëria është e decentralizuar në komuna që bashkëpunojnë vazhdimisht me njëra-tjetrën. Individi merr aq sa ka dhënë, nuk ka ndërmjetës që abuzon me punëtorin dhe i heq vlerën.

Si do të arrijmë në një shoqëri të tillë?

Është shumë e largët të diskutohet një mundësi e tillë, por e vetmja mënyrë do të ishte, siç e thashë më lart, është vetëdija klasore. Nëse populli është i arsimuar, atëherë edhe rruga drejt asaj një të “nesërme më të mirë” do të jetë e qartë. Popullsia duhet të dijë se ekziston një sistem që i eksploaton, torturon dhe i shfrytëzon në mënyrë aktive për pushtet dhe para, të dijë se të drejtat e të gjitha minoriteteve shkelen dhe diskriminohen vazhdimisht, dhe të dijë se planeti ynë është në prag të një kolapsi të plotë  ekosistemik dhe klimatik. Këto probleme janë të lidhura, të shkaktuara nga kapitalizmi dhe sistemet e vjetruara hegjemoniste.

Idealet/pikat tona të punës janë:

Duke menduar dhe punuar me kujdes mbi këto tema, organizata jonë drejtohet drejt 13 pikave të punës, ose thjesht idealeve. Ata nuk janë të pakta, por besojmë se është e nevojshme të fillojmë një program të guximshëm për organizatën tonë.

1. Anarkokomunizmi (anti-kapitalizmi)

Siç u përmend më herët, dhe me faktin se vetë organizata përmban këtë ideal në emër, është mjaft e qartë se çfarë nënkuptojmë me këtë. Promovimi i një shoqërie anarkokomuniste dhe kritika ndaj sistemit aktual kapitalist.

2. Feminizmi

Feminizmi është një luftë për të drejtat e grave dhe shkatërrimin e patriarkatit që shkel këto të drejta. Ne synojmë të promovojmë feminizmin dhe të heqim traditat ekzistuese të neglizhuara që mbajnë shoqërinë në të kaluarën.

3. Veganizmi (anti-speciizmi)

Me veganizmin duam të theksojmë dhe sqarojmë se edhe kafshët janë qenie të gjalla të afta për emocione, mendime dhe jetë të lirë. Kapitalizmi i vret dhe i abuzon këto krijesa kundër vullnetit të tyre. Veganizmi si filozofi është një pikë pune shumë e rëndësishme, dhe ne besojmë se për një shoqëri më të mirë nuk duhet të injorohet.

4. Antireaksionizmi

Ky ideal përfaqëson kundërshtimin ndaj elementeve dhe ideologjive reaksionare në shoqëri. (fashizmi, nazizmi, nacionalizmi dhe tradicionalizmi)

5. Rehabilitimi

Në të gjithë botën, njerëzit që kryejnë krime, në vend që të edukohen, rehabilitohen dhe të drejtohen në një rrugë më të mirë, ndëshkohen dhe shkatërrohen psiqikisht. Pavarësisht se sa keq ka bërë një individ, rrahja dhe ndëshkimi nuk është mënyra e duhur për të bërë ndonjë ndryshim tek ai. Në vend të kësaj, një alternativë më e mirë është rehabilitimi. Disa vende të botës si Norvegjia e përdorin këtë sistem, dhe ka pasoja pozitive për shoqërinë.

6. Abolimi gjinor – Çlirimi gjinor

Heqja gjinore nënkupton shkatërrimin e konstrukteve gjinore që diktojnë mënyrën se si ne sillemi në shoqëri, dhe çlirimi gjinor nënkupton lirinë e plotë të individit në dëshirën e tyre për gjininë dhe seksualitetin. Ne mbrojmë të drejtat LGBT+ dhe përhapim në mënyrë aktive edukimin tek ata që nuk e kanë atë.

7. Dashuria universale – Empatia

Tjetërsimi është një problem serioz në shoqërinë e sotme kapitaliste. Njerëzit humbasin kontaktet me njëri-tjetrin, bëhen të vetmuar, pa familje, miq, partnerë romantikë etj. Empatia dhe dashuria (solidariteti) jo vetëm që e kundërshtojnë atë, por gjithashtu u japin arsye njerëzve (dhe kafshëve) të duan njëri-tjetrin. Një shoqëri e shëndetshme ka nevojë për dashuri universale.

8. Aktivizëm mjedisor

Kapitalizmi po e shkatërron planetin në çdo mënyrë të mundshme. Ne po shohim shkatërrimin e botës sonë para syve tanë. Mënyra e vetme për ta ndaluar atë, është të shohim se kush qëndron pas këtij akti të urryer egoizmi, dhe t’i japim fund. Mbrojtja e habitatit tonë unik është e nevojshme dhe e domosdoshme.

9. Anti-racizmi

Racizmi ende ekziston në masë të madhe në botë, e veçanërisht në Maqedoni. Minoriteti Rom nënçmohet dhe diskriminohet, dhe për këtë arsye, ekziston nevojë e madhe për të mbështetur antiracizmin.

10. Antinacionalizmi

Nacionalizmi është një instrument kontrolli që e përdor shteti. Njerëzit po vrasin njëri-tjetrin dhe po humbasin jetën e tyre, në një konstrukt të panevojshëm. Kultura duhet të ushqehet, por nacionalizmi duhet zhdukur. Kufijtë janë plagë në planetin tonë që na ndajnë.

11. Antikolonializmi

Kolonializmi ekziston ende në botë, por këtë herë me ndihmën e korporatave. Ata blejnë punëtorë të lirë nga bota e tretë dhe kështu shfrytëzojnë vendet e varfra si: Afrika, Amerika e Jugut dhe Azia. Ky synim përfaqëson njohjen dhe kundërshtimin e këtyre akteve.

12. Antiegoizmi

Arritja në një shoqëri të tillë nuk është e mundur pa ndihmën e egoizmit. Ajo shoqëri ju inkurajon të punoni kundër bashkëqytetarëve, ndërsa solidariteti hidhet në mënyrë metaforike nga dritarja. Solidariteti është ilaçi për këtë sëmundje.

13. Politikat antifetare

Si organizatë, ne mbështesim të drejtën e vetëvendosjes në lidhje me fenë dhe besimin në misticizëm. Por institucionet fetare duhet rreptësishtë të rregullohen, sepse besimet në një fe të caktuar, nuk duhet të kenë efekt në vendimmarrjen kolektive.

Përveç gjithë kësaj, organizata jonë ka nevojë për më shumë anëtarë. Për të arritur ndonjë ndryshim në shoqëri, mjaft njerëz duhet të avokojnë dhe të marrin pjesë në procesin e sjelljes së atij ndryshimi. Shpresojmë si organizatë dhe si qenie njerëzore që veprat tona të kontribuojnë në një zgjim e popullit.

Anëtarët mund të hyjnë lirisht në organizatë përmes llogarisë sonë në Instagram @ancom_macedonia, ndërsa aktualisht jemi duke punuar në krijimin e një web faqe për organizatën, si dhe një faqe në Facebook. Ekzistojnë forma të ndryshme të anëtarësimit në vetë proces, duke marrë parasysh se sa vullnetari i kupton, dhe si i interpreton qëllimet e organizatës.

Natrix

Lekturoi: E. M.

Përktheu: E. M.

RELATED ARTICLES