На 12 ноември се одржа целодневен настан по повод шестиот роденден на Социјалниот центар „Дуња“.
Уште пред да започнам со описот, морам да напоменам дека ниту еден збор, колку и да звучи убаво, нема да успее да ја долови прекрасната, топла, другарска атмосфера која се чувствуваше на роденденот. „Дуња“ е место од каде што потекнуваат движења за отпор против трулата реалност на капитализмот, а дел од отпорот против капитализмот е отпорот против вредностите што ни се сервираат. Капитализмот нè прави алиенирани, меѓутоа во „Дуња“ луѓето се солидаризираат, системот ни го поттикнува егоизмот, а „Дуња“ опстојува поради заедничарењето. Ни кажуваат дека послабиот е сам виновен за неговата положба, а луѓето кои доаѓаат во „Дуња“ се хуманитарци и први борци против угнетувањето.
Па поради тоа, описот на овој роденденски настан повеќе го перцепирам како едно љубовно писмо посветено до „Дуња“. Иако таа е неопиплива апстрактна организација, сепак „Дуња“ ја прават луѓето и „Дуња“ ја прави жолтата куќичка со дворче, ишарана со графити. Описот на роденденот е љубовно писмо и поради тоа што целиот ден беше олицетворение на вредностите кои постојано ги спомнуваме. Преку него, би сакала да допрам до читателот и тој/таа да знае дека е секогаш добредојден/а во центарот.
Роденденот започна со перформансот на „Културно Ехо“, именуван „Нов ГУП, нова можност за Скопје?“. Активистите од „Културно Ехо“ имаа за цел, преку интерактивен мултимедијален перформанс со комични елементи, да укажат на злото од претераното загушување на Скопје со нови градби, најголем дел од нив станбени објекти кои се грне пари за инвеститорите. На истите тие инвеститори не им е важен фактот дека Скопје нема доволно зелени површини, дека пред секоја станбена зграда има само паркинзи за автомобили и дека немаме доволно места за култура и рекреација. „Културно Ехо“ сакаат да зачуваат и еколошки површини во Скопје и затоа ја повикаа публиката да се вклучи во нивната борба, а целата намера беше предмет на дискусија по перформансот. Снимките за споредба помеѓу социјалистичко Скопје и Скопје кое е резултат на неолибералниот мотив за профит, како и нелогичниот проект „Скопје 2014“ беа трогателни и допреа до секој присутен.
Вториот настан беше интерактивен, забавен квиз (може да се каже квиз кој ја прикажа трагичната реалност на загадувањето со пластика), организиран од „Иницијатива за ослободување од еднократна пластика“. Нивниот член, Снежана Василевска, го водеше квизот и со помош на нејзиното напредно познавање од овие теми, како и со помош на способноста за пренесување на тоа знаење со говор кој задржуваше внимание, секој од нас научи по нешто ново. Тие што присуствуваа научија колку пати може да се рециклира пластиката, кои материјали може да се рециклираат, колку е штетна пластиката за нашето здравје и уште многу други интересни факти кои укажуваат на тоа колку е нужно намалување на користењето пластика до тој потребен и неизбежен минимум во одредени сектори. За сите што ги интересираат овие теми, можете да ја следите иницијативата на социјалните мрежи, да го погледнете интервјуто на Снежана за „Гласни Идеи“, а најдобро од сè, да им се приклучите.
По квизот следуваше размена на книги во организација на „Второ Азно“, каде што секој имаше можност да остави книга и да си одбере друга книга оставена од некој друг. Како што спомена и еден другар, член на колективот, тоа е начин на продолжување на знаењето. Откако една личност ќе ги добие информациите од книгата или ќе ужива во пишаниот збор, зошто да не овозможи повеќе луѓе да дојдат до содржината на таа книга?
Следниот настан беше работилница за изработка на зинови, водена од Ана @hranoprovod. Ана подготви многу интересна презентација за историјата на зиновите како форма за изразување и пренесување пораки. Потоа, присутните си изработија свои зинови. Многу пофални зборови беа кажани за работилницата, бидејќи покрај личното изразување, заедничката дружба во собата ја направи целата атмосфера уште поубава.
За крај на вечерта, Дарио Циевски и Дарко Медарски, споени во дуото „Да Да“, направија одлична свирка за роденденот. „Да Да“ според нив е “концептуално музичко патување базирано на доверба, другарство и слободно изразување“.
Во текот на денот беше отворена и изложбата на уметниците Марија Трпеска и Стефан Анчевски под името „Јадачи на компири“. Јадачите на компири во познатата истоимена слика на Винсент Ван Гог биле инспирација за оваа изложба од колажи, каде што компирите беа ставени на чувствителни места на различни знаменитости и споменици низ Македонија. Јадачите на компири се селани коишто си ја делеле својата вечера од компири на семејната маса, а уметниците со нас, присутните, споделија вкусни печени компири, бидејќи и ние сме како селаните, изморени работници кои се борат за храна, иако 137 години подоцна.
Тоа што беше многу интересно е и фактот што волонтери кои не беа дел од колективот, без размислување, понудија да помогнат околу организацијата. Тие ги послужуваа гостите со пијалаци, додека членовите на колективот се менуваа за работа во бифето со храна. Бифето беше многу успешно, на гостите многу им се допадна вегетаријанската храна. Најмладиот член на колективот донесе домашен печен леб, хумус и гвакамоле кои самиот ги направил и немаше некој што проба, а да не му се допадна. Останатите членови се погрижија за просторот и за сè останато што беше потребно околу организацијата на настаните и хигиената во просторот.
Роденденот беше весел, забавен, продуктивен и почеток на уште една година за постоење на „Дуња“. Како што кажа еден од присутните, на социјалните центри им е тешко да „преживеат“ и една година во овие општествени околности, а не пак шест. Затоа, „Дуња“ е пример за тоа што може да се создаде кога луѓето повеќе би се здружувале. Ве повикуваме да дојдете со цел да го продолжиме Социјалниот центар бидејќи неговата дејност е нешто навистина значајно.
Догодина со уште еден роденден, и уште многу успешни настани и иницијативи!
Симона Наумоска
Лектура: Е. М.
Më 12 nëntor u zhvillua një aktivitet gjithëditor me rastin e ditëlindjes së gjashtë të Qendrës Sociale “Dunja”.
Para se të filloj përshkrimin, më duhet të përmend se asnjë fjalë, sado e këndshme të tingëllojë, nuk do të arrijë të kapë atmosferën e mrekullueshme, të ngrohtë, miqësore që u ndje në ditëlindje. “Dunja” është një vend ku burojnë lëvizjet e rezistencës kundër realitetit të kalbur të kapitalizmit, ndërsa pjesë e rezistencës kundër kapitalizmit është rezistenca ndaj vlerave që na servohen. Kapitalizmi na bën të tjetërsuar, por në “Dunja” njerëzit solidarizohen, sistemi na inkurajon egoizmin, ndërsa “Dunja” mbijeton për shkak të bashkimit. Na thonë se fajin e ka më i dobëti për pozitën e tij, ndërsa njerëzit që vijnë në “Dunja” janë humanitarë dhe luftëtarë të parë kundër shtypjes.
Pra, për këtë arsye, përshkrimin e kësaj ngjarjeje të ditëlindjes e perceptoj më shumë si një letër dashurie kushtuar “Dunjës”. Edhe pse është një organizatë abstrakte e paprekshme, prapë se prapë “Dunjën” e bëjnë njerëzit dhe “Dunja” e bën shtëpinë e verdhë me një oborr, të mbushur me grafite. Përshkrimi i ditëlindjes është një letër dashurie edhe sepse e gjithë dita ishte mishërim i vlerave që përmendim vazhdimisht. Nëpërmjet saj do të doja të arrija tek lexuesi dhe ta bëj të ditur se ai/ajo është gjithmonë i mirëpritur në qendër.
Ditëlindja nisi me shfaqjen e “Jehona kulturore”, e quajtur “PGJU i ri, mundësi e re për Shkupin?”. Aktivistët e “Jehona kulturore” synuan që përmes një performance interaktive multimediale me elemente komike, të vënë në dukje të keqen e mbipopullimit të Shkupit me objekte të reja, shumica prej tyre objekte banimi që gjenerojnë para për investitorët. Të njëjtëve investitorë nuk i intereson fakti që Shkupi nuk ka mjaftueshëm hapësira të gjelbra, se para çdo objekti banesor ka vetëm parkingje për vetura dhe se nuk kemi vende të mjaftueshme për kulturë dhe rekreacion. “Jehona kulturore” dëshiron të ruajë zonat ekologjike në Shkup dhe për këtë arsye ka thirrur audiencën që t’i bashkohet luftës së tyre, dhe i gjithë synimi ishte objekt diskutimi pas shfaqjes. Regjistrimet e krahasimit mes Shkupit socialist dhe Shkupit që është rezultat i motivit neoliberal për fitim, si dhe projekti i palogjikshëm “Shkupi 2014” ishin prekës dhe prekën të gjithë të pranishmit.
Ngjarja e dytë ishte një kuiz interaktiv, argëtues (mund të thuhet një kuiz që tregonte realitetin tragjik të ndotjes me plastikë), organizuar nga “Iniciativa për çlirim nga plastika për një përdorim”. Anëtarja e tyre, Snezhana Vasilevska, e udhëhoqi kuizin dhe me ndihmën e njohurive të saj të avancuara për këto tema, si dhe me ndihmën e aftësisë për ta përcjellë atë njohuri me një fjalim që tërhiqte vëmendjen, secili prej nesh mësoi diçka të re. Ata që morën pjesë mësuan se sa herë mund të riciklohet plastika, cilat materiale mund të riciklohen, sa e dëmshme është plastika për shëndetin tonë dhe shumë fakte të tjera interesante që tregojnë se sa i nevojshëm është reduktimi i përdorimit të plastikës në minimumin e nevojshëm dhe të pashmangshëm në sektorë të caktuar. Për të gjithë ata që janë të interesuar për këto tema, mund të ndiqni iniciativën në rrjetet sociale, të shikoni intervistën e Snezhanës në “Ide të zëshme” dhe më e mira nga të gjitha është t’u bashkoheni atyre.
Pas kuizit u zhvillua një shkëmbim librash i organizuar nga “Vtoro Azno”, ku të gjithë patën mundësinë të linin një libër dhe të zgjidhnin një libër tjetër të lënë nga dikush tjetër. Siç përmendi një mik, anëtar i kolektivit, është një mënyrë për të zgjeruar njohuritë. Pasi një person merr informacionin nga një libër ose do të kënaqet me fjalën e shkruar, pse të mos mundësohet që më shumë njerëz të kenë akses në përmbajtjen e atij libri?
Ngjarja tjetër ishte një punëtori e krijimit të zinave, e udhëhequr nga Ana @hranoprovod. Ana përgatiti një prezantim shumë interesant mbi historinë e zinave si një formë shprehjeje dhe komunikimi. Më pas, të pranishmit bënë zinat e tyre. Për punëtorinë u thanë shumë fjalë lavdëruese, pasi përveç shprehjes personale, shoqëria e përbashkët në sallë e bënte edhe më të bukur gjithë atmosferën.
Në fund të mbrëmjes, Dario Cievski dhe Darko Medarski, të bashkuar në dyshen “Da Da”, dhanë një koncert madhështor për ditëlindje. Sipas tyre, “Da Da” është një “udhëtim muzikor konceptual i bazuar në besimin, miqësinë dhe shprehjen e lirë”.
Gjatë ditës u hap ekspozita e artistëve Marija Trpeska dhe Stefan Ançevski me emrin “Patate ngrënësit”. Ngrënësit e patates në pikturën e famshme me të njëjtin emër të Vincent Van Gog, ishin frymëzim për këtë ekspozitë kolazhesh, ku patatet u vendosën në vende të ndjeshme në monumente të ndryshme dhe përmendore anembanë Maqedonisë. Ngrënësit e patateve janë fshatarë që e ndanin darkën e tyre me patate në tryezën e familjes, ndërsa artistët ndanë patate të shijshme furre me ne, publikun, sepse edhe ne jemi si fshatarët, punëtorë të lodhur që luftojnë për ushqim, megjithëse 137 vjet më vonë.
Ajo që ishte shumë interesante është fakti se vullnetarë që nuk ishin pjesë e ekipit, pa u menduar u ofruan të ndihmonin për organizimin. Ata shërbyen pije për mysafirët ndërsa anëtarët e stafit punonin me radhë në bufenë e ushqimit. Bufeja ishte shumë e suksesshme, të ftuarve u pëlqeu shumë ushqimi vegjetarian. Anëtari më i ri i ekipit solli bukë të pjekur në shtëpi, humus dhe guaca mole, që i kishte bërë vetë, dhe nuk kishte njeri që provoi dhe nuk i pëlqente. Anëtarët e tjerë u kujdesën për hapësirën dhe gjithçka tjetër që duhej lidhur me organizimin e eventeve dhe higjienën në hapësirë.
Ditëlindja ishte e lumtur, argëtuese, produktive dhe fillimi i një viti tjetër për ekzistencën e “Dunjës”. Siç tha një nga të pranishmit, qendrat sociale e kanë të vështirë të “mbijetojnë” qoftë edhe një vit në këto rrethana sociale, e jo më gjashtë. Prandaj, “Dunja” është një shembull i asaj që mund të krijohet nëse njerëzit do të bashkoheshin më shumë. Ju ftojmë të vini për të vazhduar Qendrën Sociale sepse aktiviteti i saj është diçka vërtet domethënëse.
Vitin e ardhshëm me një ditëlindje tjetër, dhe shumë evente dhe iniciativa të suksesshme!
Simona Naumoska
Lekturimi: E. M.
Përktheu E. M.