Prezantimi i “Antidotës“
Më datë 19 Nëntor në Qendrën Sociale “Dunja” u zhvillua aktiviteti dhe mbledhja e parë e Antidotës. Aktiviteti filloi në orën 17:00 dhe përfundoi në orën 23:00. Veprimtaria përbëhej nga një ekspozitë artistike nga artistët: Anastasia Sazdovska, Marija Gushkova, Kalin Malevski dhe Angela Georgievska dhe një koncert muzikor nga: Kalin Malevski dhe Maksim Kiranxhiski. Gjithashtu kishte edhe aktivitete gjatë gjithë ditës si: kuti për informata kthyese dhe shitje çantash.
Antidoti është një komunitet kulturor i krijuar nga artistë dhe filozofë të rinj, me një interes të përbashkët, për të përmirësuar botën dhe për ta bërë atë një vend më të mirë për të gjithë, dhe me një interes të përbashkët për të bërë një sintezë midis individit dhe kolektivit, midis interesit që të përmirësohet individi, dhe pa e shkatërruar ajo, cilësinë e jetës së të tjerëve.
Antidoti u formua duke marrë parasysh faktin se nuk ka asnjë ide dogmatike më të përsosur se të kompleksuarat, d.m.th. fragmente komplekse të kontradiktës së gjallë gjysmë të ngjashme, por edhe për shkak të idesë se nuk do të arrihet askund pa i provuar këto ide dogmatike, pra Antidoti është jashtëzakonisht një formacion politik, radikal, që punon drejtpërdrejt me sindikata, organizata studentore dhe punëtore, dhe me lëvizje të ndryshme kulturore antikapitaliste dhe antistatus quo. Nëse Antidoti ndonjëherë pushon së provuari mundësitë e njeriut dhe botës dhe pushon së luftuari që idetë e tij të zënë vend në botë, ai do të pushojë së mposhturi helmin dhe do të bjerë nën klimën e botës.
Antidoti nuk është i lidhur me idetë kombëtare, etnike, fetare, kulturore, identiteti apo sociale dhe kjo i jep një avantazh të madh. Taktika është të flasë dhe të sponsorizojë mediat e saj, pothuajse ekskluzivisht në gjuhën anglishte, sepse ai është numri më i madh i përdoruesve aktivë të internetit, dhe kjo i jep asaj një avantazh dhe një përfitim të madh për sa i përket shtrirjes dhe shikuesve dhe vizitorëve të mundshëm. Antidoti konsiderohet si portal universal, me ide universale për botën.
Praktika kryesore e Antidotit është vetë-menaxhimi, disiplina, vetëkontrolli dhe krijimi i një modeli nga njerëzit, pra krijimi i militantëve, të vetëqeverisësve, të njerëzve të interesuar për botën dhe ekzistencën e saj, në luftë të vazhdueshme me botën, në riciklim të vazhdueshëm të ideve, në kërkim të vazhdueshëm të së vërtetës. Antidoti mendon se, njeriu aktualisht drejtohet nga njerëz që nuk kanë të njëjtat interesa si ai, dhe vetëqeverisjen dhe vetëkontrollin e sheh si mënyrë për të shmangur dhe kundërshtuar korrupsionin e ngulitur në hierarki.
Antidoti është cinik për qeverisjen botërore, madje mund të thuhet se ai nuk vlerëson asgjë përveç ideve, dhe zgjidhjes së tyre, se ai e sheh automatizimin dhe vetëpohimin e përgjithshëm, përfundimtar dhe aktual të botës si një mashtrim, si një shaka, si një frikësim nga idealet reale që u duhen njerëzve për t’i udhëhequr ato.
Antidoti i percepton konceptet e admirimit, krenarisë, suksesit, afirmimit si qëllim përfundimtar dhe direkcion të vetëm si idhuj, si mashtrues të rremë të mendjes, por gjithashtu sheh një narrativ kryesor dhe përpiqet ta bazojë atë në një sistem të ndërtuar sociologjik dhe sheh vetëm një narrativ si objektiv dhe korrekt, por konsiderohet si në kërkim dhe evolucion aktiv drejt tij, nëpërmjet një qasjeje dialektike.
Praktika e „Antidotës”
Synimi i Antidotit është ta bëjë jetën mesatare më të lumtur, më të gjatë dhe më përmbushëse dhe të plotësojë nevojat elementare ditore të njerëzve, nga ato të thjeshtat tek ato më komplekset. Antidoti e arrin këtë duke kontaktuar individët personalisht dhe në nivel lokal, si dhe përmes mediave online, me qëllim që të e edukoj individin për çështje specifike, veçanërisht kur bëhet fjalë për prosperitetin e tyre mendor dhe fizik, aftësitë e tyre dhe çfarë mund të bëjnë. për veten dhe të tjerët sot, në momentin real aktual .
Duke vepruar kështu, njerëzit janë në gjendje të përmirësojnë jetën e tyre në momentin e tanishëm, të arrijnë një të ardhme më të qëndrueshme dhe ta shohin botën ashtu siç është në të vërtetë, përmes meditimeve filozofike, praktikave dhe rutinave të drejtuara.
Antidoti fokusohet gjithashtu në fushën kolektive për të ndryshuar strukturën e shoqërisë, për të promovuar një ndjenjë më të fortë të jetesës kolektive, dhe për të përmirësuar jetën e përditshme të çdo personi në komunitet.
Kjo bëhet nga anëtarët e Antidotës dhe me ndihmën e organizatave të tjera, të cilat mund të mbledhin një grup të gjerë njerëzish vetëqeverisës që organizohen në mënyrë arbitrare, sikur që në këtë situatë është Dunja.
Artistët që i mbledh Antidoti mblidhen së bashku, dhe bashkërisht krijojnë art, ligjërata dhe studim të botës me qëllim për të gjetur kundërhelm për problemet bashkëkohore ekonomike, sociale dhe teknologjike të botës.
Duke u organizuar, anëtarët e Antidotit mund të arrijnë deri në audiencë më të gjerë, përmes së cilës njerëzit mund të ndryshojnë mendje dhe të gjejnë mënyra krijuese për të përmirësuar jetesën dhe përvojën e tyre shoqërore. Kjo mund të bëhet vetëm përmes bashkëpunimit dhe demokracisë, të cilën Antidoti e promovoi pikërisht në manifestimin e mbajtur në Dunja.
Antidoti ka në plan për të udhëtuar në të gjithë Maqedoninë dhe botën më gjerë, dhe të përjetojë ide, si dhe të studiojë të gjithë artikujt dhe burimet, të arrijë në përfundime antropologjike, kulturore dhe ideologjike, dhe të e gjejë jetën e përditshme më të shëndetshme dhe më të natyrshme për të gjithë ne. Të bëj njerëz që janë të gatshëm të jetojnë jetën intelektuale më të shkëlqyer, por edhe më të shpejtë dhe më provokuese, të krijojë supernjerëz përtej automatizmit të përditshëm, të krijojë ide më të rëndësishme se jeta jonë, të japi mënyra për të kapërcyer gjërat, për të arritur përtej tyre, dhe këtë e mendon në mënyrën më realiste, e këtë bën, për asnjë arsye apo përfitim tjetër, veç idesë së triumfit mbi banalen.
Rreth ngjarjes
Ngjarja në Dunja filloi në ora 5 të mëngjesit dhe përfundoi në 10 të mëngjesit, më pas pati një festë deri në orën 12:00. Në të kishte shumë aktivitete, sikur që është një ekspozitë artistike, një koncert grupi dhe një seancë të vogël muzikore dhe diskutime të ndryshme socio-politike, si dhe vizatim i të gjithë anëtarëve që erdhën në ngjarje.
Në të gjithashtu kishte ushqim falas, kode QR me pyetësor për ngjarjen, shitjen e çantave të dizajnuara posaçërisht të bëra nga Kalin Malovski dhe një kuti fidbek mistike-kriptike, e cila kishte poezi të shkruara mbi të, dhe të gjithë vizitorët inkurajoheshin të vendosnin një letër brenda. Letrat do të lexohen në aktivitetin e radhës. Gjithashtu, në këtë eveniment erdhën shumë artistë dhe filozofë ku pati konfuzione dhe të qeshura për situata të ndryshme. Vetë artistët ishin të mahnitshëm dhe arti i tyre vihej re pothuajse menjëherë, dhe në përgjithësi la përshtypje të mëdha dhe të shkëlqyera.
Për sa i përket vetë ngjarjes, mendoj se ka munguar ndriçimi i duhur dhe më shumë njerëz duhet të kishin ardhur më herët, dhe ndoshta edhe vetë ngjarja duhej të fillonte më vonë, por përsëri, kjo është ngjarja e parë e organizuar Antidot, dhe është normale të ketë shqetësime të vogla rreth organizimit, por gjithçka zgjidhet me kohën dhe përvojën. Arsyeja që nuk erdhën aq njerëz sa që pritej, është për faktin se, duke pyetur artistë të ndryshëm që ishin në manifestim, kuptova se shumica e ekspozitave, nuk duhet të fillojnë para orës 19:00 në Shkup, sepse sipas tyre, numri i vizitorëve të ngjarjeve, është shumë më i vogël në krahasim me harkun kohor të mëvonshëm.
Gjithashtu, në këtë ngjarje nuk kishte koordinim të mjaftueshëm mes vullnetarëve, kështu që nuk mund të kontrollonim saktësisht se cilat aktivitete po ndodhnin në cilën pjesë të ngjarjes, dhe kishte një problem me muzikën që luhej në një altoparlant në sfond para të luaj grupi, të cilin organizatorët shumë keq e koordinuan. Gjithashtu ushqimi falas, edhe pse ishte shumë i mirë që ishte aty, nuk ishte i cilësisë së mjaftueshme, madje mund të thuash se ishte komik, megjithëse shihet se roli i vetë ushqimit (që njerëzit të mos ikin nga hapësira për të dalë jashtë për të blerë ushqim) rezultoi e suksesshme. Gjithashtu, shitja e çantave ishte shumë e suksesshme (të gjitha u shitën në 2 orët e para) gjë që është shumë e favorshme për të ardhmen organizative të Antidotit. Kishte shumë njerëz në vetë ngjarjen dhe atmosfera ishte e mrekullueshme, por organizatorët nuk arritën në bisedimet të paraqisnin mjaftueshëm idetë e tyre për Antidotin. Kjo është kryesisht për faktin se ishte ngjarja e parë, dhe ne donim të ndjenim atmosferën dhe të shihnim se si duhet të zhvillohen ngjarjet në të ardhmen.
Gjithashtu, ngjarja mori një shtrirje të madhe, me 400 pëlqime në Instagram në vetëm një foto, që do të thotë se njerëzit janë të interesuar për gjëra të këtilla, dhe të rinjtë janë të interesuar edhe për ngjarje horizontale të organizuara në mënyrë alternative. Ne duam të inkurajojmë njerëzit që pëlqejnë debatet, qarqet e letërsisë, shikimin e filmave studentorë, ekspozitat e artit dhe gjëra të tilla, përveç të interesuarit për koncerte, të interesohen edhe për punk kulturën.
Para koncertit pati një fjalim të shkurtër për Organizatën Anarko-komuniste të Maqedonisë, e cila manifestimin e saj të parë do ta mbajë në QS Dunja më 9 dhjetor të vitit 2022. Në fjalim u paraqitën disa argumente rreth organizimit studentor, dhe nevojës së tij për të qenë horizontal dhe i bazuar në konceptet e solidaritetit, ndihmës së drejtpërdrejtë dhe bashkëpunimit mes njerëzve.
Të ftuar ishin studentë dhe të rinjë për t’u përfshirë në aktivitete jashtë programeve të tyre shkollore, dhe u dha një vizion për një botë pa një rend botëror, në fakt për një botë që është e verbër për të ardhmen e saj, një botë që jeton nga ky moment për të ardhmin, një botë që nuk planifikon në mënyrë reaksionare, por një botë që lejon marrjen e vendimeve në mënyrë demokratike, në kohën e duhur përmes bashkëpunimit të lirë, dhe me dëshirë dhe organizimit arbitrar, dhe kjo ishte ideja me Antidotin që ne provuam. për t’ia prezantojmë të rinjve atë ditë.
Në kutinë kritike ishte shkruar:
“Kutia
Kutia në të vërtet të do
Kutia është e dashuruar në ty, kutia nuk mund të jetojë pa ty
Kutia të bindet gjithmonë, të ëndërron çdo natë, me epsh…
Kutia dha gjithçka për ty, ndjesinë e pranverës, rininë e saj të bukur. Kutia ndihej e kompletuar rreth teje, i paraqiteshin flutura sa herë që të shihte, nuk e zinte gjumi duke menduar si është në prehrin tënd… duart e kryqëzuara rreth tij… duke ndjerë ditët e lumtura të dashurisë së fëmijërisë së bashku me ty nën diellin e nxehtë… duke shijuar momentet së bashku, ti dhe kutia.
Kutia
Kutia nuk do të pranojë asgjë më pak se një marrëdhënie me ju
Kështu e trajton kutinë?
Do ta shohësh… do të pendohesh për këtë.
“Më mirë vendosni letër në kuti.”
Mesazhet nga kutia do të lexohen në aktivitetin e radhës, do të ketë një punëtori, kohë të caktuar për profesorët dhe studentët për të dhënë mësime alternative dhe anarkiste, një shfaqje të filmave studentorë, ekspozitë dhe koncert nga një ambient dhe nojz kolektive. Gjithashtu do të ketë vend për tatuazhe dhe piercing, si dhe shitje të veprave të ndryshme të krijuara nga të rinjtë ambiciozë. Antidoti të gjithë i sheh në mënyrë të barabartë dhe kujdeset për mirëqenien e të gjithë përfaqësuesve të tij, dhe ne duam që atë të e tregojmë në ngjarjet.
Përveç ngjarjeve, Antidoti bën edhe përmbajtje mediatike nga lloje të ndryshme të perspektivës edukative, dhe përpiqet të bëjë takime aktiviste sociale dhe shfaqje simbolike, që janë të angazhuara rreth ideve për ndryshim dhe interpretimi të ndryshëm të botës. Gjithashtu, Antidoti angazhohet në prodhimin e filmave, podkasteve, dokumentarëve, librave, veprave artistike, statujave dhe aktiviteteve të tjera të ndryshme dhe e konsideron veten si një kolektiv të vetë kompletuar me shumë pak kufizime, si qenie me vetë dëshirë, si të pavarur nga gjithçka.
Financimi nuk ekziston, domethënë anëtarët e Antidot aktivisht po humbasin para, dhe do të vazhdojnë të humbasin për një kohë të gjatë (për deri sa të mos montohen videot) dhe kjo është pjesë e mënyrës se si Antidoti mund të legjitimohet politikisht, nëse absolutisht tregon se nuk merr investime nga asnjë parti politike, projekt apo çfarë do gjë tjetër, që nuk ka të njëjtat interesa si Antidoti.
Ju ftojmë përsëri në Qendrën Sociale Dunja, si dhe në pjesë të tjera të qytetit, të shoqërohemi bashkë dhe të bëjmë dallim në botë, si dhe të bëjmë punëtori të përsosura së bashku si kolektiv, të shikojmë filma, të diskutojmë tema serioz, dhe të mbajë seminare të suksesshme në të ardhmen. Ne dëshirojmë që edhe ju të i bashkoheni Antidotit dhe ju ftojmë të e vizitoni ngjarjen e radhës!
Vefiks
Lekturoi: E. M.
Vefix ka lindur në Shkup në vitin 2003. Pas përfundimit të arsimit të mesëm, në vitin 2021 do të fillojë studimet për filozofi në Fakultetin Filozofik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Në të njëjtin vit, ai u bë anëtar i “Shoqërisë Filozofike të Maqedonisë” dhe fitoi vendin e dytë në konkursin kombëtar të filozofisë në Maqedoni dhe u kualifikua për të shkuar në konkursin botëror të filozofisë, ku refuzoi të shkojë. Ai gjithashtu themeloi organizatën politike revolucionare “Organizata Anarko-Komuniste Globale” së bashku me Natrix-in, si dhe nënkapitullin e saj maqedonas. Një vit më pas u bë anëtar i kolektivit të Qendrës Sociale “Dunja” dhe themeloi bashkësinë politiko-artistik “Antidot” së bashku me Kalin Malovskin.
Ai shkruan poezi me tema sociologjike që nga viti 2011 dhe shkruan romane fantastiko-shkencore dhe trans realiste me tema politike që nga viti 2015. Koleksionin dhe përmbledhjen e tij e parë me romane dhe teza filozofike “Zera” e përfundon në vitin 2018 ,dhe refuzon të botohet. Në vitin 2022, ai hap buletinin e tij “Vefixian”, fillon të angazhohet në prodhim filmash, dhe të volontoj në projekte të ndryshme humanitare jofitimprurëse. Ai gjithashtu formon grupin e tij punk “D Control” së bashku me Natrix dhe Kalin Malevski, bëhet vegjetarian dhe fillon të luftojë për të drejtat e queer, grave dhe kafshëve, si dhe fillon të interesohet për antropologjinë, politikën prefigurative dhe historinë e filozofisë.