Redaksioni

Xhejlan Veliu

Xhejlan Veliu ka lindur në Manastir në vitin 1991. Ka magjistruar në Fakultetin Juridik në Shkup – drejtimi i Drejtësisë Penale. Me aktivizim social, ajo fillon që në ditët e gjimnazit, duke organizuar debate, trajnime dhe aksione të ndryshme humanitare. Aktivizimin politik e filloi në vitin 2011, kur mori pjesë në protestat kundër brutalitetit policor, si dhe në vitin 2012, në protestat kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Në periudhën që pasoi, ajo mori pjesë në organizimin e protestave kundër rritjes së çmimeve, kundër ndotjes së mjedisit, marshimeve për ditën e punëtorëve - 1 maj, protestave të studentëve dhe pushtimit të kampuseve studentore, protestave të punonjësve të tekstilit, protestave të falimentuarve dhe fermerëve. Që nga viti 2019, ajo është anëtar i Kolektivit të Qendrës Sociale Dunja, një hapësirë autonome për takime, organizim dhe shoqërim të grupeve dhe individëve aktivistë, një hapësirë për zhvillimin e miqësisë, bashkimit dhe solidaritetit. Që nga viti 2020, ajo redakton podcastin aktivist – Ide të zëshme.

Zoran Vasileski

Zoran Vasileski ka lindur në Strugë në vitin 1986. Në vitin 2011 ka magjistruar në Fakultetin Juridik në Shkup – drejtimi E drejta kushtetuese dhe sistemi politik. Dy vjet më parë, ai filloi aktivizimin politik, fillimisht si anëtar i një organizate marksiste. Në periudhën që vijon merr pjesë në protesta kundër brutalitetit policor, protesta studentore, protesta sociale, protesta kundër aleancave ushtarake etj. Shkroi poezi dhe tregime, interesohet për filozofinë, historinë, muzikën dhe artin e filmit, shkruan analiza juridike dhe politike, merr pjesë në iniciativa për organizimin e punëtorëve. Që nga viti 2020, ai redakton podcastin aktivist – Ide të zëshme.

Mile Jankuloski

Mile Jankuloski ka lindur në Kërçovë në vitin 1999. Pas përfundimit të arsimit të mesëm, në vitin 2018 filloi studimet universitare në Fakultetin e Shkencave të Informacionit dhe Inxhinierisë Kompjuterike në Shkup – drejtimi Aplikim i Sistemeve Informative. Me ardhjen e tij në Shkup, ai bëhet anëtar i Kolektivit të Qendrës Sociale Dunja dhe merr pjesë në një numër të madh të organizatave studentore, mjedisore, veprimtarive sociale, iniciativave dhe protestave. Që nga viti 2020, ai kryen përpunimin teknik të përmbajtjeve dhe është përgjegjës për funksionimin e të gjithë infrastrukturës së IT-së të podcast-it aktivist – Ide të zëshme.

Nikola Krstevski

Nikolla Krstevski ka lindur në vitin 1997 në Kumanovë. Ai ka diplomuar në Fakultetin Juridik “Justinian Prvi” në Shkup në vitin 2020 dhe vazhdon studimet master në të njëjtin fakultet në të drejtën financiare. Në vitin 2015, ai mori pjesë aktive si aktivist në Plenumin е nxënësve të shkollës së mesme, një lëvizje proteste e nxënësve për reformat në arsim. Që atëherë ai ka qenë aktiv në disa lëvizje formale dhe joformale për drejtësi sociale dhe të drejtat e punëtorëve.

Kolumnistët dhe korrespondentët

Vasko Gichevski

Ka lindur në vitin 1997 në Manastir. Ka diplomuar në Institutin Historik të Fakultetit Filozofik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup në vitin 2020. Ai u shpall studenti më i mirë i diplomuar i gjeneratës dhe mori çmimin "26 korriku" nga Fondacioni "Frank Manning" për sukses të veçantë në studime. Ai është i angazhuar në mënyrë aktive në studimin e historisë shoqërore të Perandorisë Osmane (Maqedonia Osmane). Ai është autor i disa punimeve shkencore të botuara në revista shkencore përkatëse dhe katër hartave digjitale-interaktive të trashëgimisë kulturore të patundshme nga periudha Osmane në Shkup dhe Manastir. Nga viti 2021 është anëtar i kryesisë së Shoqatës së Historianëve të Republikës së Maqedonisë. Ai veçohet në veprimtarinë e tij në drejtim të kërkimit, botimit dhe popullarizimit të marksizmit si filozofi dhe praktikë politike.

Mariglen Demiri

Mariglen Demiri ka lindur në Manastir dhe punon si mësimdhënës i filozofisë në Shkollën e Mesme Artistike Shtetërore “Lazar Liçenoski” në Shkup dhe si studiues në Qendrën për Strategji Evropiane “Eurotink” në Shkup. Në të kaluarën ka qenë themelues dhe anëtar i disa organizatave (“Lenka” dhe “Solidariteti”) dhe nismave protestuese (“AMAN”, “Plenumi Studentor” dhe “Protestiram”), ndërsa që nga viti 2018 është një nga redaktorët e Portali "Glasnik". Ai është veçanërisht i interesuar për filozofinë, historinë dhe estetikën si fusha në të cilat zhvillohen marrëdhënie të rëndësishme politike.

Rufat Jashari

Rufat Jashari, i lindur më 1994, në Kumanovë, zëdhënës i të rinjve Rom të pazëshëm, socialist. Ai u diplomua në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi si mësues historie. Ai është një historian me interes të veçantë për të analizuar konfliktet ushtarake, gjatë shpërbërjes së RSFJ-së, Revolucionit Kuban, si dhe të gjitha luftërat majtiste për çlirim kombëtar, në të kaluarën. Ai është mbështetës i lëvizjeve për emancipimin e të padrejtësuarve, në baza të ndryshme. Ai është një person që përfaqëson një fuzion të shumë kulturave, shijeve në muzikë dhe ideologjive të majta, me njohuri minimale të shumë gjuhëve. U angazhua në kërkime lidhur me gjenocidin e kryer ndaj romëve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe mori pjesë në zbatimin e shumë projekteve. Ai mbajti një sërë ligjëratash ndërkombëtare për të njëjtën temë, me synimin për të avancuar arsimin e tij, dhe me idetë e tij për të tërhequr sa më shumë të rinj romë në spektrin e majtë politik.

Simona Naumoska

Simona Naumoska ka lindur në vitin 1997 në Prilep. Ajo është studente e mjekësisë së përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup. Gjatë shkollimit të mesëm ka qenë skautiste, dhe njëkohësisht ka marrë pjesë në aktivitete dhe iniciativa mjedisore për të ndihmuar kategoritë e padrejtësuara sociale. Si studente ka qenë pjesë e organizatave studentore në Fakultetin e Mjekësisë. Tani ajo është pjesë e ekipit të Qendrës Sociale “Dunja”. Ajo është një aktiviste për të drejtat e punës, drejtësinë sociale, të drejtat e grave dhe LGBTI.

Zdravko Saveski

Zdravko Saveski është aktivist për drejtësi sociale dhe ambientalist. Ka doktoruar në shkencat politike. Viteve të fundit, interesi i tij është fokusuar në ekonomi dhe ekologji. Ai është autor dhe bashkëautor i disa librave, duke përfshirë “Demokracia: Modele dhe Dilema "Democracy: Models and Dilemas" (2011) dhe "Përtej njëmendësisë: Rizbulimi i së majtës" "Beyond Single-Mindedness: Rediscovering the Left" (2006). Është marrë edhe me përkthim. Vitet e fundit, për t'ia afruar publikut maqedonas, tendencat e fundit të mendimit progresiv botëror, ai i përktheu librat: "Ndarja: një hyrje e shkurtër e pabarazisë globale dhe zgjidhja e saj" nga Xhejson Hikel Jason Hickel (2019) dhe "Historia botërore në Shtatë gjëra të lira: udhëzues në kapitalizëm, natyrën dhe të ardhmen e planetit" nga Raj Patel dhe Jason W. Moore (2020).

Bashkëpunëtorët gjuhor

Emilia Mitreska

Emilia Mitreska ka lindur në Ohër në vitin 1999. Ka diplomuar në Fakultetin Filologjik “Bllazhe Koneski” në Shkup, në katedrën e gjuhës maqedonase. Aktualisht punon si mësuese e gjuhës maqedonase në Ohër. Gjatë ditëve të saj studentore, ajo ishte anëtare e disa organizatave, që më së shumti merreshin me aktivizmin politik dhe mjedisor. Për një vit ajo ishte pjesë e ekipit të Qendrës Sociale “Dunja”. Ajo është veçanërisht e interesuar për letërsinë, arsimin dhe alpinizmin.