{"id":10762,"date":"2022-09-09T09:22:27","date_gmt":"2022-09-09T07:22:27","guid":{"rendered":"https:\/\/glasniidei.mk\/?p=10762"},"modified":"2022-09-09T09:22:29","modified_gmt":"2022-09-09T07:22:29","slug":"zdravko-saveski-nga-thatesira-deri-te-vershimi-prej-problemeve-per-kapitalizmin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/glasniidei.mk\/?p=10762","title":{"rendered":"Zdravko Saveski: Nga that\u00ebsira deri te v\u00ebrshimi prej problemeve p\u00ebr kapitalizmin"},"content":{"rendered":"<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"aligncenter size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"624\" src=\"https:\/\/glasniidei.mk\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/2529466333_9be3509845_o-min-1024x624.jpg\" alt=\"&quot;drought&quot; by IRRI Images is licensed under CC BY-NC-SA 2.0.\" class=\"wp-image-10734\" srcset=\"https:\/\/glasniidei.mk\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/2529466333_9be3509845_o-min-1024x624.jpg 1024w, https:\/\/glasniidei.mk\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/2529466333_9be3509845_o-min-300x183.jpg 300w, https:\/\/glasniidei.mk\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/2529466333_9be3509845_o-min-768x468.jpg 768w, https:\/\/glasniidei.mk\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/2529466333_9be3509845_o-min-1536x936.jpg 1536w, https:\/\/glasniidei.mk\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/2529466333_9be3509845_o-min-150x91.jpg 150w, https:\/\/glasniidei.mk\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/2529466333_9be3509845_o-min-696x424.jpg 696w, https:\/\/glasniidei.mk\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/2529466333_9be3509845_o-min-1068x651.jpg 1068w, https:\/\/glasniidei.mk\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/2529466333_9be3509845_o-min-1920x1170.jpg 1920w, https:\/\/glasniidei.mk\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/2529466333_9be3509845_o-min.jpg 2048w\" sizes=\"auto, (max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><figcaption>&#8220;drought&#8221; by IRRI Images is licensed under CC BY-NC-SA 2.0.<\/figcaption><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p>Q\u00ebndrimi yn\u00eb ndaj kriz\u00ebs klimatike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga paradokset m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb sotme. Edhe pse&nbsp; p\u00ebrballohemi me problemin dhe k\u00ebrc\u00ebnimin m\u00eb t\u00eb madh <strong>n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit<\/strong> (p\u00ebr ta th\u00ebn\u00eb pa ekzagjerim), shum\u00eb njer\u00ebz ndaj k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje sillen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb &#8211; noshalante. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb jet\u00eb prioriteti kryesor, kriza klimatike nuk trajtohet as si prioritet, dhe gjithmon\u00eb n\u00eb axhend\u00eb shtyhet m\u00eb posht\u00eb kur lind ndonj\u00eb problem &#8220;m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm&#8221;. Kriza klimatike thjesht nuk po merret seriozisht. As nga politikan\u00ebt, as edhe nga shumica e njer\u00ebzve t\u00eb thjesht\u00eb. Por, ajo q\u00eb nuk merret seriozisht, nuk do t\u00eb thot\u00eb se do t\u00eb zhduket n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb magjike. P\u00ebrkundrazi, ajo tashm\u00eb &nbsp;hyn n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re, nga aspekti i sistemit ekonomik global, ku efektet e saj n\u00eb status quo-n\u00eb ekonomike do t\u00eb b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha e m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebt\u00eb ver\u00eb, nj\u00eb that\u00ebsir\u00eb \u200b\u200be madhe nuk po mundon vet\u00ebm Afrik\u00ebn. Nj\u00eb that\u00ebsir\u00eb \u200b\u200b&#8221;afrikane&#8221; ka prekur edhe Evrop\u00ebn, Kin\u00ebn dhe pjes\u00ebn per\u00ebndimore e SHBA-ve. E gjith\u00eb Evrop\u00ebn, me p\u00ebrjashtime t\u00eb vogla (p\u00ebrfshir\u00eb edhe vendin ton\u00eb), k\u00ebt\u00eb ver\u00eb e kaploi that\u00ebsir\u00eb \u200b\u200bq\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e keqja n\u00eb 500 vitet e fundit (500 vjet)! Niveli i ujit t\u00eb lumenjve \u00ebsht\u00eb ulur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb drastike, aq sa n\u00eb shum\u00eb vende shtret\u00ebrit jan\u00eb thar\u00eb plot\u00ebsisht. U rrit edhe temperatura e ujit n\u00eb lumenj. Kjo gj\u00eb i shqet\u00ebsoi bile edhe ata q\u00eb bash edhe nuk m\u00ebrziten p\u00ebr bot\u00ebn e gjall\u00eb n\u00eb lumenj. Sepse problemi ka filluar t\u00eb ket\u00eb pasoja negative edhe p\u00ebr ekonomin\u00eb (kapitaliste). N\u00eb Gjermani, niveli i ul\u00ebt i lumenjve k\u00ebrc\u00ebnon r\u00ebnd\u00eb trafikun lumor, i cili \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr transportin e mallrave. Anijet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nuk mund t\u00eb qarkullojn\u00eb m\u00eb, dhe transportuesit detyrohen t\u00eb mbajn\u00eb vet\u00ebm 25 p\u00ebr qind t\u00eb ngarkes\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb m\u00ebparshme. N\u00eb Franc\u00eb,&nbsp; temperatura e rritur e lumenjve e \u00e7rregullon prodhimin e energjis\u00eb b\u00ebrthamore, sepse temperaturat m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb lumenjve m\u00eb ngadal\u00eb i ftohin centralet b\u00ebrthamore. Probleme ju shkakton edhe ajo q\u00eb nuk guxojn\u00eb uj\u00ebrat e nxehura t\u00eb kullimit t\u00eb i l\u00ebshojn\u00eb n\u00eb lumenj, p\u00ebr t\u00eb mos d\u00ebmtuar bot\u00ebn e gjall\u00eb, por, t\u00eb pakt\u00ebn ata e &#8220;zgjidh\u00ebn&#8221; at\u00eb problem, duke ulur standardet mjedisore (pra, nivel m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb lumenjve &#8211; standarde m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta mjedisore). Ve\u00e7 k\u00ebsaj, nuk duhet q\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb theksohet do t\u00eb vuaj edhe&nbsp; prodhimi i hidroenergjis\u00eb si edhe reduktimi&nbsp; i sasive t\u00eb reshjeve dhe temperaturat e larta, ndikojn\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm mbi t\u00eb &nbsp;mbjellave bujq\u00ebsore, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb ul\u00eb rendimentet n\u00eb korrjen dhe vjeljen e ardhshme. Dhe e gjith\u00eb kjo, n\u00eb situat\u00eb kur, p\u00ebr shkak t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebrreth Ukrain\u00ebn, Evrop\u00ebs i duhet m\u00eb shum\u00eb energji dhe ushqim nga burime jo-ruse, &nbsp;dhe jo m\u00eb pak.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo p\u00ebr ekonomin\u00eb? Prodhimi m\u00eb i ul\u00ebt dhe importi i energjis\u00eb do t&#8217;i rris\u00eb \u00e7mimet e tyre, do t\u00eb rriten edhe \u00e7mimet tashm\u00eb t\u00eb rritura t\u00eb ushqimeve (me shfaqje t\u00eb mundshme t\u00eb mungesave!), si edhe zmadhimi i \u00e7mimeve &nbsp;t\u00eb transportit, do t\u00eb rris\u00eb \u00e7mimet e shum\u00eb mallrave t\u00eb tjera. Dhe e gjith\u00eb kjo n\u00eb &nbsp;situat\u00eb ku inflacioni tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb&nbsp; problem serioz. Por kjo nuk \u00ebsht\u00eb lajmi m\u00eb i keq. Lajmi m\u00eb i keq \u00ebsht\u00eb se, probleme t\u00eb tilla nuk jan\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrjashtim q\u00eb kan\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb vitin 2022, dhe kurr\u00eb m\u00eb. P\u00ebrkundrazi, ato, jo vet\u00ebm q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb zakonshme n\u00eb vitet e ardhshme, por edhe m\u00eb keq. N\u00ebse kriza klimatike nuk trajtohet seriozisht (dhe jo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb per\u00ebndishme). Dhe k\u00ebtu vijm\u00eb tek lajmet m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija nga pik\u00ebpamja e status quo-s\u00eb. N\u00ebse vet\u00ebm aktrohet aksion klimatik, pason &nbsp;goditje ndaj ekonomis\u00eb s\u00eb organizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kapitaliste. Por edhe marrja e aksionit efektiv&nbsp; klimatik, gjithashtu b\u00ebn goditje n\u00eb <strong>ekonomin\u00eb e organizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kapitaliste. T\u00eb tret\u00eb \u2013 nuk ka. Qorrsokak. \u00cbsht\u00eb keq t\u00eb riorganizohet ekonomia, \u00ebsht\u00eb keq t\u00eb mos riorganizohet<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>Pse \u00ebsht\u00eb ashtu? M\u00eb her\u00ebt i vum\u00eb n\u00eb dukje pasojat nga mosmarrja e aksionit: mungesa e mallrave (n\u00eb kapitaliz\u00ebm!), rritje e \u00e7mimeve. Prej vitesh ata u kan\u00eb th\u00ebn\u00eb qendrave t\u00eb energjis\u00eb se kriza klimatike do t\u00eb ket\u00eb edhe pasoja ekonomike, por shpresonin se m\u00eb e keqja nuk do t\u00eb godiste n\u00eb koh\u00ebn e tyre. K\u00ebshtu ata ndiqnin t\u00eb vjetr\u00ebn, duke i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi fitimit. Sepse marrja e veprimeve efektive p\u00ebr klim\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb edhe aq e pad\u00ebmshme p\u00ebr fitimet dhe p\u00ebr vet\u00eb kapitalizmin. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e keqe se ekuacioni i thjesht\u00eb: standarde m\u00eb t\u00eb larta mjedisore \u2013 fitime m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. P\u00ebr shkak t\u00eb prirjes&nbsp; inherente t\u00eb zhvillimit t\u00eb kapitalizmit, ai bazohet n\u00eb konsumin gjithnj\u00eb n\u00eb rritje t\u00eb energjis\u00eb. Ky nivel n\u00eb rritje i konsumit, thjesht \u00ebsht\u00eb joreale t\u00eb pritet q\u00eb&nbsp; t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet me &#8220;energji t\u00eb past\u00ebr&#8221;. Pra, kapitalizmi thjesht kalon n\u00eb &#8220;rritje t\u00eb gjelb\u00ebr&#8221; dhe gjith\u00e7ka t\u00eb vazhdon si m\u00eb par\u00eb. N\u00eb rrethana t\u00eb tilla, ajo q\u00eb k\u00ebrkon zgjidhja e kriz\u00ebs klimatike \u00ebsht\u00eb zvog\u00eblimi (edhe at\u00eb drastik) i konsumit t\u00eb energjis\u00eb dhe, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, i t\u00eb gjith\u00eb konsumit.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, k\u00ebtu hasim te muri q\u00eb godasin t\u00eb gjith\u00eb angazhimet ambientaliste q\u00eb nuk duan t\u00eb &nbsp;e v\u00ebn\u00eb n\u00eb pyetje kapitalizmin. Konsumi i zvogluar shkakton ulje t\u00eb nevoj\u00ebs p\u00ebr prodhim, dhe kjo krijon kriz\u00eb ekonomike dhe rritje t\u00eb papun\u00ebsis\u00eb. Dhe papun\u00ebsia masive krijon trazira sociale n\u00eb vend t\u00eb riprodhimit paq\u00ebsor t\u00eb kapitalizmit duke korruptuar pun\u00ebtor\u00ebt me ndihm\u00eb t\u00eb konsumizmit. P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj, p\u00ebr shkak t\u00eb nxitjes s\u00eb domosdoshme t\u00eb kriz\u00ebs ekonomike n\u00eb kushte t\u00eb organizimit t\u00eb ekonomis\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kapitaliste, p\u00ebr 30 vjet u sabotua \u00e7do veprim m\u00eb serioz klimatik, dhe u lejua t\u00eb vinte vet\u00ebm nj\u00eb hap larg daljes jasht\u00eb kontrollit.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr deri sa q\u00eb efektet e kriz\u00ebs klimatike dhe shkat\u00ebrrimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm ekologjik, kishin t\u00eb b\u00ebnin me t\u00eb ardhmen, dhe ishin t\u00eb kufizuara n\u00eb d\u00ebmtimin e pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb gjall\u00eb n\u00eb planet, dhe njer\u00ebzve t\u00eb Jugut t\u00eb thell\u00eb global &#8211; kapitalizmi mundeshte t&#8217;i injoroj\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, ai mundi t\u00eb funksiononte pa pengesa, duke e p\u00ebrkeq\u00ebsuar situat\u00ebn edhe m\u00eb shum\u00eb. Por \u201ce keqja\u201d p\u00ebr kapitalizmin fillon kur kriza klimatike arrin p\u00ebrmasa t\u00eb tilla sa efektet e saj fillojn\u00eb t\u00eb ndikojn\u00eb negativisht edhe n\u00eb ekonomi. Si t\u00eb mbahet legjitimiteti i kapitalizmit, i k\u00ebtij sistemi socio-ekonomik t\u00eb <strong>vjet\u00ebrsuar dhe shkat\u00ebrrues<\/strong> n\u00eb kushte t\u00eb kriz\u00ebs klimatike, dhe kur, ai, n\u00eb vend t\u00eb boll\u00ebkut t\u00eb mallrave, &nbsp;klas\u00ebs pun\u00ebtore do t\u00eb i jap\u00eb &nbsp;<strong>boll\u00ebk problemesh ekonomike<\/strong>? Si t\u00eb mbahet legjitimiteti, kur ushqimi do t\u00eb b\u00ebhet i pak\u00ebt dhe kur, p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs, klasa pun\u00ebtore nuk do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje ta lejoj\u00eb at\u00eb n\u00eb mas\u00eb t\u00eb mjaftueshme? Po, sistemi \u00ebsht\u00eb projektuar mir\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb qeverit\u00eb e paafta n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn do t\u00eb marrin goditjen mbi vete, duke mbrojtur k\u00ebshtu legjitimitetin e kapitalizmit. Por, kur edhe autoritetet e reja, nuk do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbutur kriz\u00ebn, a nuk do t\u00eb bjer\u00eb gjethja e fikut q\u00eb mbron kapitalizmin? A nuk do t\u00eb ket\u00eb aspirata p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb qeveri q\u00eb, duke k\u00ebrkuar zgjidhje p\u00ebr problemet e krijuara nga kriza klimatike, nuk do ta trajtoj\u00eb kapitalizmin si lop\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>E di, e gjith\u00eb kjo duket shum\u00eb e \u00e7uditshme p\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz k\u00ebtu dhe tani n\u00eb Maqedoni. Ne jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga rajonet e pakta n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb pat\u00ebn fatin t\u00eb mos u prek\u00ebn nga that\u00ebsira k\u00ebt\u00eb ver\u00eb. Pra, that\u00ebsira, tani p\u00ebr tani, p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb lajm q\u00eb mund ta kemi d\u00ebgjuar ose jo gjat\u00eb rrug\u00ebs. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, pas 25 vjet shkat\u00ebrrimi, kapitalizmi n\u00eb Maqedoni n\u00eb vitet e fundit m\u00eb n\u00eb fund ka arritur t\u00eb jap\u00eb di\u00e7ka, duke ngritur pak standardin e jetes\u00ebs dhe duke e ulur papun\u00ebsin\u00eb n\u00eb&nbsp; nivel t\u00eb toleruesh\u00ebm. Pra, nj\u00eb num\u00ebr i madh i pun\u00ebtor\u00ebve m\u00eb n\u00eb fund, mund t\u00eb merrnin frym\u00eb dhe t\u00eb shijonin pak m\u00eb shum\u00eb &#8211; &nbsp;jet\u00ebn e organizuar konsumatore. Si rezultat i k\u00ebsaj, l\u00ebvdatat, dhe jo kritikat ndaj kapitalizmit jan\u00eb (ende) n\u00eb mod\u00eb n\u00eb Maqedoni. Ekziston edhe trajnimi social i suksessh\u00ebm i kapitalizmit, p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb cilit shumica d\u00ebrrmuese e p\u00ebrjashton veten nga zgjidhja e problemeve kolektive. Ekziston edhe provincializimi i mendimit, p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb cilit realiteti konsiderohet i pandryshuesh\u00ebm, dhe fatkeq\u00ebsia shihet vet\u00ebm si skenar filmi. \u00cbsht\u00eb gjithashtu edhe fokusi i debatit publik p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet etnike dhe historike, i cili harxhon kaq shum\u00eb koh\u00eb, dhe energji t\u00eb vlefshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, ne as nuk mund t\u00eb kemi fat &nbsp;p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb pacaktuar rreth katastrofave mjedisore, as nuk do t\u00eb jemi t\u00eb imun\u00eb ndaj efekteve ekonomike t\u00eb that\u00ebsir\u00ebs aktuale. Nuk do t\u00eb jet\u00eb e mundur q\u00eb edhe shum\u00eb koh\u00eb t\u00eb blihet paq\u00eb klasore duke mund\u00ebsuar nj\u00eb stil jetese konsumatore p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb klas\u00ebs pun\u00ebtore. Sepse mungesa e nevojave elementare t\u00eb jet\u00ebs, pas shum\u00eb dekadash, p\u00ebrs\u00ebri trokiti &nbsp;n\u00eb porta. Dhe n\u00eb kushte t\u00eb tilla, n\u00eb kapitaliz\u00ebm, produktet do t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsohen nga ata q\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb para dhe pushtet. Pa marr\u00eb parasysh se edhe t\u00eb tjer\u00ebt, do t\u00eb ken\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr to.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj, \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb kuptojm\u00eb se, kjo nuk \u00ebsht\u00eb &nbsp;koh\u00eb kur e kemi luksin t\u00eb merremi me \u00e7\u00ebshtje historike, por \u00ebsht\u00eb koh\u00eb historike, \u00ebsht\u00eb koh\u00eb kur fark\u00ebtohet e ardhmja. Dhe se ka ardhur koha kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e <strong>nevojshme<\/strong> t\u00eb rimendohen shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb deri m\u00eb tani jan\u00eb marr\u00eb si t\u00eb mir\u00ebqena. Dhe jo vet\u00ebm p\u00ebr t&#8217;i rimenduar, por edhe&nbsp; t\u00eb i riorganizojm\u00eb. Dhe n\u00ebse nuk arrijm\u00eb <strong>t\u00eb mobilizohemi p\u00ebr aksion kolektive q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb bot\u00eb m\u00eb humane dhe m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme<\/strong>, dhe n\u00ebse kjo mbetet vet\u00ebm nj\u00eb z\u00eb n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb, shkret\u00ebtir\u00ebzimi do t\u00eb b\u00ebhet realitet p\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz, p\u00ebrfshir\u00eb edhe p\u00ebr ne n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Zdravko Saveski<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrktheu: E. M.<\/p>\n\n\n\n<div class=\"wp-block-columns is-layout-flex wp-container-core-columns-is-layout-9d6595d7 wp-block-columns-is-layout-flex\">\n<div class=\"wp-block-column is-layout-flow wp-block-column-is-layout-flow\">\n<figure class=\"wp-block-image size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/glasniidei.mk\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/1.-\u0417\u0434\u0440\u0430\u0432\u043a\u043e-\u0421\u0430\u0432\u0435\u0441\u043a\u0438-\u043f\u043e\u0440\u0442\u0440\u0435\u0442-896x1024.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-10555\" width=\"300\" height=\"343\" srcset=\"https:\/\/glasniidei.mk\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/1.-\u0417\u0434\u0440\u0430\u0432\u043a\u043e-\u0421\u0430\u0432\u0435\u0441\u043a\u0438-\u043f\u043e\u0440\u0442\u0440\u0435\u0442-896x1024.jpg 896w, https:\/\/glasniidei.mk\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/1.-\u0417\u0434\u0440\u0430\u0432\u043a\u043e-\u0421\u0430\u0432\u0435\u0441\u043a\u0438-\u043f\u043e\u0440\u0442\u0440\u0435\u0442-263x300.jpg 263w, https:\/\/glasniidei.mk\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/1.-\u0417\u0434\u0440\u0430\u0432\u043a\u043e-\u0421\u0430\u0432\u0435\u0441\u043a\u0438-\u043f\u043e\u0440\u0442\u0440\u0435\u0442-768x877.jpg 768w, https:\/\/glasniidei.mk\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/1.-\u0417\u0434\u0440\u0430\u0432\u043a\u043e-\u0421\u0430\u0432\u0435\u0441\u043a\u0438-\u043f\u043e\u0440\u0442\u0440\u0435\u0442-150x171.jpg 150w, https:\/\/glasniidei.mk\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/1.-\u0417\u0434\u0440\u0430\u0432\u043a\u043e-\u0421\u0430\u0432\u0435\u0441\u043a\u0438-\u043f\u043e\u0440\u0442\u0440\u0435\u0442-696x795.jpg 696w, https:\/\/glasniidei.mk\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/1.-\u0417\u0434\u0440\u0430\u0432\u043a\u043e-\u0421\u0430\u0432\u0435\u0441\u043a\u0438-\u043f\u043e\u0440\u0442\u0440\u0435\u0442-1068x1220.jpg 1068w, https:\/\/glasniidei.mk\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/1.-\u0417\u0434\u0440\u0430\u0432\u043a\u043e-\u0421\u0430\u0432\u0435\u0441\u043a\u0438-\u043f\u043e\u0440\u0442\u0440\u0435\u0442.jpg 1257w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><figcaption>\u0417\u0434\u0440\u0430\u0432\u043a\u043e \u0421\u0430\u0432\u0435\u0441\u043a\u0438 \/ Zdravko Saveski<\/figcaption><\/figure>\n<\/div>\n\n\n\n<div class=\"wp-block-column is-layout-flow wp-block-column-is-layout-flow\">\n<p>Zdravko Saveski \u00ebsht\u00eb aktivist p\u00ebr drejt\u00ebsi sociale dhe ambientalist. Ka doktoruar n\u00eb shkencat politike. Viteve t\u00eb fundit, interesi i tij \u00ebsht\u00eb fokusuar n\u00eb ekonomi dhe ekologji. Ai \u00ebsht\u00eb autor dhe bashk\u00ebautor i disa librave, duke p\u00ebrfshir\u00eb \u201cDemokracia: Modele dhe Dilema \u201cDemocracy: Models and Dilemas\u201d (2011) dhe \u201cP\u00ebrtej nj\u00ebmend\u00ebsis\u00eb: Rizbulimi i s\u00eb majt\u00ebs\u201d \u201cBeyond Single-Mindedness: Rediscovering the Left\u201d (2006). \u00cbsht\u00eb marr\u00eb edhe me p\u00ebrkthim. Vitet e fundit, p\u00ebr t\u2019ia afruar publikut maqedonas, tendencat e fundit t\u00eb mendimit progresiv bot\u00ebror, ai i p\u00ebrktheu librat: \u201cNdarja: nj\u00eb hyrje e shkurt\u00ebr e pabarazis\u00eb globale dhe zgjidhja e saj\u201d nga Xhejson Hikel Jason Hickel (2019) dhe \u201cHistoria bot\u00ebrore n\u00eb Shtat\u00eb gj\u00ebra t\u00eb lira: udh\u00ebzues n\u00eb kapitaliz\u00ebm, natyr\u00ebn dhe t\u00eb ardhmen e planetit\u201d nga Raj Patel dhe Jason W. Moore (2020).<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n\n\n\n<p><em>Redaksia e ide t\u00eb z\u00ebshme nuk pajtohen domosdoshm\u00ebrisht me pik\u00ebpamjet e shprehura n\u00eb rubrik\u00eb.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Q\u00ebndrimi yn\u00eb ndaj kriz\u00ebs klimatike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga paradokset m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb sotme. Edhe pse\u00a0 p\u00ebrballohemi me problemin dhe k\u00ebrc\u00ebnimin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit (p\u00ebr ta th\u00ebn\u00eb pa ekzagjerim), shum\u00eb njer\u00ebz ndaj k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje sillen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb &#8211; noshalante. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb jet\u00eb prioriteti kryesor, kriza klimatike nuk trajtohet as si prioritet, dhe gjithmon\u00eb n\u00eb axhend\u00eb shtyhet m\u00eb posht\u00eb kur lind ndonj\u00eb problem &#8220;m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm&#8221;.<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":10734,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"episode_type":"","audio_file":"","cover_image":"","cover_image_id":"","duration":"","filesize":"","date_recorded":"","explicit":"","block":"","filesize_raw":"","footnotes":""},"categories":[31],"tags":[66],"class_list":{"0":"post-10762","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-31","8":"tag-66"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/glasniidei.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10762","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/glasniidei.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/glasniidei.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/glasniidei.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/glasniidei.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=10762"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/glasniidei.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10762\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10765,"href":"https:\/\/glasniidei.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10762\/revisions\/10765"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/glasniidei.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/10734"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/glasniidei.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=10762"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/glasniidei.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=10762"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/glasniidei.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=10762"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}